Shkollat profesionale, Ministri i Arsimit: Bursa për nxënësit
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj është shprehur se çdo nxënës i vitit të parë të shkollave të mesme profesionale do të përfitojnë një bursë. Kjo bursë do t'u jepet e plotë të gjithë nxënësve të ndertimit, ndërsa të tjerët do e përfitojnë këtë bursë në bazë të disa kritereve. Këtë deklaratë ministri Tafaj e tha gjatë vizitës se tij në shkollën e mesme profesionale "Karl Gega" në Tiranë . Shkollat profesionale sipas ministrit do të kenë nga qeveria shqiptare një mbështetje të veçantë.
Duke u premtuar nxënësve se së shpejti shkolla "Karl Gega" do të rikonstruktohet , ministri Tafaj është shprehur se Bashkia e Tiranës një vit më parë ka penguar projektin për të shtyar katet e kësaj godine , megjithatë ai është shprehur se shpreson se këtë vit Bashkia e Tiranës të bashkëpunojë në këtë drejtim.