Birra Korça vlerësohet me certifikatën ISO 22000
Autori i Lajmit: red.
Përsëri një histori suksesi nga një kompani shumë prestigjoze shqiptare. Duket se kësaj kompanie nuk i mungojnë historitë e bukura dhe optimiste.
Një çmim i madh i dhënë në Londër në shtator të 2007, për cilësinë, teknologjinë dhe kulturën organizative të kësaj kompanie, pikërisht “Kurora e artë e cilësisë” për birrën Korça, të zgjedhur fituese midis qindrave bizneseve pjesëmarrëse nga 66 vende të botës. Ky vlerësim do të ndiqej nga një tjetër, të dhënë nga një tjetër organizatë ndërkombëtare, e cila studion bizneset në vendet e Evropës Juglindore, ai për përgjegjësinë e lartë sociale të menaxhimit të kësaj kompanie, ”Corporate social responsability aëard South East Europe”.
Vlerësimi
Para pak ditësh birra Korça është vlerësuar me certifikatën ISO 22000. Kjo certifikatë i jepet vetëm atyre kompanive të cilat garantojnë cilësinë e prodhimit në nivele maksimale dhe teknologjinë e përdorur në nivelet më të fundit bashkëkohore, duke bërë që birra “Korça” të jetë e vetmja fabrikë birre në Shqipëri dhe Ballkan që vlerësohet me këto karakteristika. Certifikata ISO 22000, e cila garanton sistemin e menaxhimit për sigurinë e ushqimit zbatohet në më shumë se 700 organizata në 60 vende në të gjithë botën. Certifikimi i kompanisë, birra Korça me ISO 22000, është vetëm një element më shumë, që tregon se cilësia e saj, i përket standardeve më të zhvilluara ndërkombëtare. Kjo certifikatë jepet vetëm pas vlerësimit në terren të fabrikës, cilësisë së lëndës së parë dhe të prodhimit final, pra certifikon kompaninë dhe produktin me vlerësimin e saj maksimal.
Historiku
Birra Korça për herë të parë ka dalë në vitin 1928, duke qenë kështu edhe birra e parë e prodhuar në vend dhe njëkohësisht furnizuesja e vetme e tregut shqiptar për vite me radhë. Prodhimi i saj do të ndërpritej për shumë pak kohe gjatë viteve të tranzicionit, për të rinisur sërish në vitin 2006, falë një investimi gjigand. Rindërtimi model i fabrikës është kryer nga kompanitë të huaja brenda një harku kohor të shkurtër dhe teknologjia e përdorur në të është fjala e fundit e shkencës. Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë fabrikë është prodhimi i birrës, megjithëse me teknologji të përparuar, me formulën tradicionale të prodhimit të para 80 vjetëve. Sot, falë cilësisë së saj birra “Korça” është prezent në çdo cep të Shqipërisë. Korça e zezë dhe ajo bionde renditen në shijet me të pëlqyera të konsumatorit vendas e të huaj. Së shpejti fabrika e birrës “Korça” do të rrisë edhe më shumë kapacitet e saj prodhuese për të qenë kështu sa më afër kërkesave të tregut, e jo vetëm atij vendas, pasi shumë shpejt do të nisë eksporti i këtij produkti në shumë vende të rajonit.
Certifikata
Certifikata ISO 22000 me të cilën u vleresua birra “Korça”, ky biznes i suksesshem vendas, është një nder për të gjithë tregun shqiptar, duke u bërë motivim për mbarë bizneset. Kjo certifikatë do të thotë më tepër optimizëm për rritjen ekonomike të vendit, mirënjohje për përkushtimin maksimal të investitorëve, specialistëve dhe punonjësve të kësaj fabrike, që megjithë vështirësitë e një ekonomie në zhvillim, arrijnë të konkurrojnë në arenën e madhe të globalizimit. Këto produkte cilësore dhe këto investime të qëndrueshme janë marketingu më i mirë për Shqipërinë, nxisin eksportin dhe thithin investitorë të huaj në vendin tonë.
Standardizimi
Çfarë është certifikata ISO?
Organizata ndërkombëtare për standardizimin (ISO) është zhvilluesi më i madh në botë dhe publikuesi i standardeve ndërkombëtare. ISO është një rrjet i standardeve kombëtare në 157 vende, dhe ka një sekretariat qendror në Gjenevë që koordinon sistemin. ISO është një organizatë joqeveritare që formon një urë ndërmjet publikut dhe sektorit privat.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008