ISSH, shtohen 20 mijw tw vetwpunwsuar nw bujqwsi
Autori i Lajmit: red.
Numri i kontribuesve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore (ISSH) nga kategoritë e të vetëpunësuarve në bujqësi dhe sigurimi vullnetar, ka shënuar një rritje prej 20 000 personash gjatë vitit 2007.
Sipas raportit më të fundit nga ky institucion, të ardhurat nga të vetëpunësuarit në bujqësi nga 2.328.000 mijë lekë që ishin programuar u realizuan 2.509.077 mijë lekë ose me një tejkalim prej 181.077 mijë lekë.
Skema
Në krahasim me vitin 2006 janë realizuar 731.138 mijë lekë më shumë, bëri të ditur ISSH-ja. Ndërkohë të ardhura të konsiderueshme gjatë vitit që kaloi janë mbledhur edhe nga sigurimi vullnetar. Për këtë kategori ishin programuar 272.000 mijë lekë dhe u realizuan 306.597 mijë lekë ose një tejkalim prej 34.597 mijë lekë. Sipas ISSH, në krahasim me vitin 2006 u realizuan 49.724 mijë lekë më shumë. Specialistët e këtij sektori vlerësojnë se rritja e nivelit të kontributit nga këto dy sektorë është një arritje e madhe, por duke patur parasysh masën e kontributit që këto kategori paguajnë, ndikimi i tyre në shumën e kontributeve të mbledhura është i vogël. Sipas tyre, jetike për qëndrueshmërinë financiare të skemës dhe pagimin e detyrimeve ndaj përfituesve është rritja e numrit të kontribuesve dhe deklarimi real i pagës për të punësuarit urbanë.
Pensionet qw janw paguar
Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) gjatë vitit 2007 ka kryer në shkallë vendi administrimin dhe pagimin e rreth 528.000 pensioneve gjithsej, nga të cilat 368.800 pensione qyteti dhe 159.200 pensione fshati. Në raportin e publikuar së fundmi nga ISSH-ja, bëhet e ditur se për këtë periudhë janë trajtuar me përfitim 18 000 veteranë dhe invalidë lufte, rreth 1100 familje dëshmorësh, 5.100 punonjës të nëntokës, 950 punonjës të ish- ndërmarrjeve të industrisë ushtarake, 944 pensione suplementare të punonjësve të shtetit dhe 14.756 pensione të ndryshme të ushtarakëve dhe të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, ISSH-ja ka marrë dhe 28.000 vendime për caktim pensionesh të llojeve të ndryshme.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008