E Diel, 1 Nëntor 2026

Birra do të kushtojë më shtrenjtë, qeveria e rriti akcizën me 50 për qind

Këtë vit edhe birra do të kushtojë më shtrenjtë për konsumatorin shqiptar. Kjo pasi qeveria morri që vitin e kaluar vendimin për ta rritur akcizën e këtij produkti me 50 për qind, duke e klasifikuar tek pijet e luksit. Për kompanitë që prodhojnë apo importojnë më pak se 20 mijë hektolitra në vit, akciza u rrit nga 1.14 euro për litër në 1.67 euro për litër. Për kompanitë e mëdha akciza u rrit nga 1.53 në 2.3 euro për litër. Plani i qeverisë është që të shtojë gjithashtu një pullë fiskale me elemente sigurie për çdo shishe birrë që shitet në treg, por kjo pullë do të vendoset vetëm pasi të zbatohet sistemi i ri koncesionar i akcizës. Qeveria pranon gjithashtu se sistemi i ri do të ketë kosto shtesë administrative, por thotë se nuk i ka bërë ende llogaritë se sa do të kushtojë. Por dhe importi i maltos që shërben për prodhimin e birrës do të kryhet tani e tutje vetëm nga persona të licencuar për këtë qëllim nga tatimet, ndërsa birra do t’u shtohet mallrave që shiten të shoqëruara me faturë fiskale. Ky është plani i qeverisë për të luftuar evazionin fiskal te birra, një nga produktet që besohet se shitet në masë të konsiderueshme pa paguar taksat. “Subjektet e birrës dhe produkteve të cigareve, duhet të aplikojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të siguruar autorizimin e importit të maltos dhe letrës së cigares në formë tubi, sipas disa kritereve të përcaktuara”,- thuhet në programin ekonomik të qeverisë të miratuar javën e kaluar. Nga llogaritjet e ekspertëve, gjatë viteve të shkuara ka rezultuar se importi i maltos së elbit, që shërben si lëndë e parë për birrën, është disa herë më i lartë se sa sasia e birrës së shitur sipas deklarimeve fiskale. Qeveria është vënë në vështirësi financiare gjatë vitit të fundit dhe për këtë qëllim ka vendosur të krijojë një sistem licencash për importuesit e maltos, në mënyrë që të krijojë një rrjet të mbyllur për prodhuesit e birrës në vend.

Banka e Shqipërisë: Nuk ndryshojmë rregullat për këmbimin e lekut

Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar regjimin aktual të kursit të këmbimit, vlera e të cilit vendoset nga tregu. Në një qëndrim të fundit të saj, autoriteti qendror bankar, ka mohuar edhe njëherë mundësinë për të ndryshuar regjimin e kursit të këmbimit. Disa ekspertë të pavarur të ekonomisë kohët e fundit kishin hedhur tezat e ndryshimit të regjimit të kursit të këmbimit nisur nga zhvlerësimi i monedhës vendase. “E kam përsëritur edhe më parë që zgjedhja jonë ka qenë e duhur në drejtim të regjimit të kursit të këmbimit. Regjimi fleksibël i kursit të këmbimit në Shqipëri, ka qenë dhe mbetet një nga garantuesit e zhvillimeve të qëndrueshme afatgjata të ekonomisë shqiptare”,- është shprehur Guvernatori BSH-së, Ardian Fullani, lidhur me këtë çështje. Në agjencitë e këmbimit valutor në Tiranë, 1 euro blihej me 138.60 lekë dhe shitej me 139.20 lekë. Dollari që është forcuar më shumë edhe kundrejt valutave të tjera, blihej me 99.60 lekë dhe shitej me 100.50 lekë. Zhbalancimi mes kërkesës dhe ofertës e stimuluar nga kriza ndërkombëtare dhe efektet e saj në ekonominë e brendshme, janë arsyeja që leku ka pësuar zhvlerësim, kanë sqaruar ekspertët e ekonomisë. Në vendin tonë monedha e përbashkët përdoret për kryerjen e 30 për qind të transaksioneve. Tregu i pasurive të patundshme përdor euron për shit-blerjet.

Interesat bankare
Banka e Shqipërisë

Përditësimi i fundit: 01.02.2010

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.95%
12M 12-mujor 7.67%
6M 6-mujor 6.61%
3M 3-mujor 5.58%
1M 1-mujor 5.19%
1Ë njëjavor 4.91%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.76%
1Ë njëjavor 6.22%
o/n njëditor 5.61%
12M 12-mujor 9.46%
6M 6-mujor 8.22%
3M 3-mujor 7.29%

Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë

PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:00:56, 02.02.2010
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 99.97 +0.02
EURO EUR 139.29 +0.34
Poundi Britanik GBP 159.13 +0.58
Franga Zviceriane CHF 94.67 +0.25
Jeni Japonez (100) JPY 110.14 -0.56
Dollari Australian AUD 87.91 -0.10
Dollari Kanadez CAD 94.46 +1.03
Korona Suedeze SEK 13.81 +0.14
Korona Norvegjeze NOK 17.11 +0.14
Korona Daneze DKK 18.72 +0.05
SDR SDR 154.87 -0.47
Ari(OZ 1) XAU 111223.71 +3,127.11
Argjend(OZ 1) XAG 1670.53 +49.33

3 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›