E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e euros revoltohet Athina Jo me shantazh

Greqia e rrezikuar nga falimentimi i shtetit ka siguruar huadhënësit ndërkombëtarë se do të përpiqet më shumë për kapërcimin e krizës së borxheve. Athina zyrtare megjithatë nuk i ka kursyer kritikat e është shprehur se në  këtë  situatë të rëndë Greqia është "shantazhuar dhe  poshtëruar". Ministri i Financave Evangelos Venizelos tha se për të ndalur këtë situatë, vendi duhet të lëvizë përpara me reduktimin e deficitit e përmbushjen e objektivave financiare.

"Nëse duam të stabilizojmë situatën, në qoftë se ne duam të shmangim falimentin, nëse duam të mbetemi në eurozonë, nëse ne duam që vendi ynë të mos bjerë pre e shantazheve dhe poshtërimeve – sepse asnjë  nënshtetas nuk duhet të bjerë dakord me me poshtërimin e vendit të tij - ne duhet të marrim tre vendime të mëdha strategjike si pjesë e strategjisë sonë kombëtare", tha  Vensizelos.

Në këtë kuadër Venizelos theksoi arritjen e objektivave fiskalë në dy vitet në vijim, surpluse të përvitshme buxhetore e ndryshime për rritjen e  konkurrencës. Sipas të dhënave të Venizelosit, qeveria greke vazhdon të këmbëngulë për planet e mbulimit të borxheve të reja buxhetore nëpërmjet taksave. Detyrimet për uljen e kostove në shërbimin publik, do të kryhen vitin e ardhshëm. E ndërsa  pritet miratimi  i këstit të rradhës  Venizelos thekson se  grekët nuk duhet të përdoren si justifikim i  europianëve dhe institucioneve  ndërkombëtare për të fshehur mungesën e kompetencës në  menaxhimin e krizës apo si përgjigje ndaj sulmeve kundër euros, monedhës më të fortë në botë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›