Jemen 3 te vdekur nga protestat kunder Saleh

Të paktën 3 persona kanë qenë viktimat e protestave të mëngjesit të sotëm në Saana ku kanë shpërthyer sërish përleshjet. Ata humbën jetën vetëm pak orë pasi 26 persona të tjerë u vranë në kryeqytetin e Jemenit, kur forcat e sigurisë u përgjigjën me zjarr ndaj njërës prej demonstratave më të mëdha të muajve të fundit kundër presidentit Ali Abdullah Saleh. Qindra demonstrues të tjerë janë plagosur. Burime spitalore saktësojnë se të paktën 300 persona janë kuruar për plagë të shkaktuara me armë zjarri.
Mijëra vetë kishin mbushur rrugët e kryeqytetit, ndërsa policia përdori kundër tyre edhe artileri të rëndë. Forcat e rendit deklaruan se u kundërpërgjigjen me forcë pasi protetuesit qëlluan me bomba artizanale. Por sipas organizatorëve, protesta kishte qenë paqësore e forcat e sigurisë kishin hapur zjarr kur turma e njerëzve po i afrohej pallatit presidencial. Presidenti Saleh, i cili po kurohet në Arabinë Saudite, pas përpjekjekjeve për ta vrarë në muajin qershor, e ka udhëhequr Jemenin për mëse 30 vjet. Ai po e mban pushtetin, përkundër presionit ndërkombëtar për tërheqje dhe protestave tetëmujore, të cilat praktikisht e kanë paralizuar këtë shtet të varfër.
Delina Bitraku