E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kardinali e mbështet Serbinë

Vatikani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të marrëdhënieve dhe respektit ndaj Kishës Ortodokse Serbe.

Kështu ka deklaruar kardinali i Kishës Katolike Romane, Walter Kasper.

“Ne e dimë që Kosova për Kishën serbe është një plagë e rëndë dhe e dimë që ajo është gjithashtu djep i ortodoksizmit serb. Ne e kuptojmë këtë gjë dhe duam ta respektojmë”, ka pohuar kardinali Kasper.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›