Shpërthim dardan

Javë më parë, Nexhat Daci kishte mohuar kategorikisht spekulimet për pakënaqësi brenda Lidhjes Demokratike të Dardanisë si pasojë e humbjes së madhe në zgjedhjet e fundit lokale.
Ai tentonte t’i bindte të gjithë se punët në partinë e tij po shkojnë mirë.
Kjo doli të ishte plotësisht e pavërtetë.
Në Konventën e Dytë Zgjedhore, që u mbajt të shtunën, munguan vetëm grushtet mes delegatëve të LDD’së - gjithçka tjetër i ngjante Kuvendit të Gjashtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Problemet kanë filluar kur Nexhat Daci nuk i përfshiu në listën për Këshillin Kombëtar disa figura të rëndësishme të partisë së tij, siç është Adem Salihaj, Tomë Hajdaraj, Abdyl Hoxha, Sabri Morina...
Në një intervistë për Express, Nënkryetari i LDD’së, Adem Salihaj tregon se çfarë ndodhi të shtunën dhe situatën e krijuar së fundi në këtë parti.
Express: Çfarë ndodhi në Konventën e Dytë të LDD’së ku ju nuk u përfshitë në listën e Këshillit Kombëtar?
A. Salihaj: Në fakt unë vazhdoj të jem Nënkryetar i LDD’së, sepse Kryesia nuk është zgjedhur ende. Nuk jam në listën e Këshillit Kombëtar. Në Konventë kishte një lloj diferencimi, një lloj eliminimi të një pjese të anëtarëve të Kryesisë së tashme. Mosradhitja ishte mjaft tendencioze. Them sinqerisht, është pritur kjo. Është pritur duke marrë parasysh logjikën e Nexhat Dacit, i cili ka një logjikë që nuk mund t’i pranojë njerëzit që kanë personalitet, që kanë emër dhe qëndrim.
Express: Kjo ishte arsyeja kryesore pse ju nuk jeni në Këshillin Kombëtar?
A. Salihaj: Arsyeja kryesore është përcaktimi im rugovist gjatë gjithë kohës. Kjo ka qenë në konflikt konceptual gjatë gjithë kohës me Nexhat Dacin që nga themelimi i LDD’së. Kjo për shkak të qëndrimit të tij dhe frymës së tij të theksuar antirugoviste. Shtizat janë thyer aty dhe gjithmonë kemi pasur mospajtime të thella. Të gjitha këto kanë rezultuar me këto që ndodhën.
Express: Në Konventën e Dytë LDD’ja ndryshoi edhe statutin. Cili është qëndrimi juaj për këto ndryshime?
A. Salihaj: Po, u aprovua një statut, të themi që unë e quajta ekstrem komunist. Pra, edhe partitë komuniste do t’ia kishin lakmi një statuti të tillë, i cili i jep më shumë kompetenca kryetarit të partisë sikur të ishte kryetar i ndonjë partie komuniste në Kore a Kinë. Këto ishin çështje të tjera ku jemi ndeshur, por ka edhe shumë çështje të tjera si manipulime financiare, keqpërdorime të shumta. Këto gjëra dhe mospajtimet në Konventë sollën një listë eliminuese, mos të themi më e keqe se ajo që ishte në Kuvendin e Gjashtë të LDK’së.
Express: Mediat nuk janë lejuar të xhirojnë gjatë debatit që u zhvillua në Konventë. Thuhet se ju keni mbajtur një fjalim të ashpër aty...
A. Salihaj: Unë thashë që kjo Konventë e Dytë e LDD’së do të jetë Kuvendi i Gjashtë i LDK’së dhe sigurisht do të shënojë fillimin e fundit të sigurt të LDD’së. Thashë që nuk jemi në listën e Këshillit Kombëtar disa veprimtarë që jemi moti. Në atë listë ishte vëllai i Nexhat Dacit, djali i Nexhat Dacit, djali i Shefki Gashit etj. Po ashtu, thashë që kjo është një listë eliminuese më e keqe se e Fatmir Sejdiut në Kuvendin e Gjashtë të LDK’së. Thashë që statuti i aprovuar është për partitë komuniste. Në fund thashë se kjo që ndodhi është një turp të cilin dëshiron ta bëjë Nexhat Daci. Në pika të shkurta është kjo ajo që e kam thënë në Konventë. Por nuk kam qenë i vetmi unë që kam qenë në këtë frymë, ka pasur edhe të tjerë. Por fatkeqësisht në atë kohë mediat nuk kanë qenë të lejuara të jenë brenda.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në gazetën Express...