Presin KQZ’në

Dy kandidatët me numrin më të madh të votave në raundin e parë të zgjedhjeve në Istog - Haki Rugova i LDK’së dhe Shasivar Haxhiaj i PDK’së- akoma janë duke pritur për të marrë vesh nëse do të përballen edhe në balotazh.
Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk ka shpallur zyrtarisht rezultatet e votimeve të së dielës në këtë komunë, ku numrin më të madh të votave e ka fituar kandidati i LDK’së.
Sido që të jetë, KQZ’ja është gati të shpallë rezultatin pasi deri të martën nuk ka pasur ndonjë ankesë në KZAP.
Sekretari i Përgjithshëm i KZAP’së, Mulë Desku, ka thënë për Express se në këtë institucion deri të martën pasdite nuk ka shkuar ndonjë ankesë.
“Nuk ka pasur asnjë ankesë deri më tash. Ne presim derisa qendra e numërimit t’i publikojë nesër rezultatet. Ata kërkojnë prej nesh një konfirmim se ka apo nuk ka ndonjë ankesë në lidhje me këtë proces”, ka thënë Desku.
Kandidati i LDK’së, Haki Rugova thotë se i ka fituar zgjedhjet në Istog, por shton se nëse KQZ’ja shpall se duhet shkuar në balotazh, ai është në gjendje ta bëjë këtë.
“Pa i marrë rezultatet përfundimtare, unë nuk po kom qejf as m’u prononcu. Unë zgjedhjet në Istog i kam fituar, por ligji është ligj. Nëse veç duhet të hyjmë në balotazh, unë do të hyj natyrisht”, ka thënë Rugova, të martën, për Express.
Ai është i bindur në fitore edhe pas balotazhit.
“Pres që të fitoj edhe më bindshëm, do të vazhdoj të punoj me të njëjtën dinamikë, do të bëjmë fushatë korrekte si gjithmonë”.
Kandidati i LDK’së është i hapur edhe për koalicione.
“Dyert e hapura janë për koalicione, do të shohim, me partinë e dytë nuk mundemi, por do të shohim me të tjerat”, ka thënë Rugova.
Kandidati i PDK’së, Shasivar Haxhiaj, balotazhin e sheh si fakt të kryer, ndërsa shpreson se mund të përmbysë rezultatin e rivalit të tij nga LDK’ja.
“Do ta analizojmë situatën shumë mirë dhe do ta analizojmë edhe rezultatin zgjedhor, por edhe format se si do të futemi në balotazh, do të bëjmë ndonjë koalicion me ndonjë parti politike apo me të gjitha partitë apo thjesht do të bëjmë koalicion vetëm me qytetarët e Istogut. Kjo mbetet të shihet pas analizës që ne do t’i bëjmë gjithë procesit”, ka thënë Haxhiaj, të martën, për Express.
“Ajo që unë e vlerësoj shumë me rëndësi është se ne do të hyjmë në balotazh për të fituar edhe përkundër dallimit të madh në rezultat, ne nuk do të hyjmë në garë vetëm sa për të bërë rendin, por do të hyjmë në garë me bindjen se rezultatin që është do ta përmbysim”, ka thënë ai.
Sido që të jetë, agjencia e lajmeve Kosovapress ka njoftuar se pas numërimit të të gjitha votave, duke përfshirë edhe ato më kusht, të vlefshme janë 14896 vota, nga to kandidati i LDK’së Haki Rugova ka marrë 7349 vota, Shasivar Haaxhiaj i PDK’së 3249, Muhamet Shatri i AAK’së 3207, Rifat Osmani i LDD’së 585 dhe Ismet Mulaj i AKR’së 506. Nga votat me kusht, të cilat u numëruan dje pasdite, 202 vota ishin të vlefshme, nga to 81 i ka marrë kandidati i LDK’së, 60 i PDK’së, 29 i AAK’së, 9 i LDD’së dhe 23 i AKR’së.
Për të miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 prillit, do të duhen të kalojnë 48 orë të afatit të përcaktuar për dorëzimin e ankesave dhe parashtresave të mundshme nga subjektet politike. Pas miratimit të rezultatit, KQZ’ja do të shpallë edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve të balotazhit.