E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të pabindurit e MPJ’së

Pavarësisht një dokumenti të Qeverisë së Swazilandit, në të cilin thuhet se ky shtet afrikan e ka njohur pavarësinë e vendit tonë, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk konsideron se me këtë konfirmohet zyrtarisht njohja.

Zyrtarë të MPJ’së thonë se njohja ndodh atëherë kur vendimi për këtë dorëzohet tek institucionet e Kosovës.

Një ditë pas liderit të AKR’së, Behxhet Pacolli, nota e njëjtë verbale e Mbretërisë së Zwazilandit është dërguar edhe në Ambasadën e Kosovës në Londër. Ky dokument është dërguar në Ambasadën kosovare nga Ambasadori i Swazilandit në Kuvajt.

“Kjo notë verbale nuk i adresohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, as ndonjë institucioni tjetër në Kosovë, por u drejtohet përfaqësuesve të vet rezidentë dhe jorezidentë”, ka thënë të martën për Express, Albana Beqiri, Zëdhënëse e MPJ’së.

Por, ajo vlerëson se përmbajtja e dokumentit është e mirëseardhur për Kosovën.

“Ky është një sinjal i mirë. Shumë i mirë. Ne kemi hyrë në kontakte me autoritetet e Swazilandit me qëllim të formalizimit të plotë të njohjes”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›