Projekt për riciklimin e plehrave
VLORE - Përpunimi i mbeturinave dhe përfitimi prej këtij procesi ka qenë pika kryesore e takimit të nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës dhe përfaqësuesve të dy firmave italiane.
Firmat pjesëmarrëse në takim, të ardhura nga zona e Lombardisë në Itali, i kanë ofruar Bashkisë së Vlorës projekte për eliminimin e mbeturinave të qytetit. Firmat italiane kanë ofruar projekte për sisteme për riciklimin e mbeturinave, duke zhdukur ndotjen dhe dëmet ambientale, si edhe përfitimin e energjisë elektrike nga djegia e tyre. Sipas nënkryetarit të bashkisë, Halim Dervishaj, këto projekte janë parë me interes nga bashkia e qytetit të Vlorës, pasi çështja e depozitimit të mbeturinave është një nga problemet më shqetësuese që prek këtë qytet.