Depresioni, 3 persona vetëflijohen
Tre persona zgjodhën vetëhelmimin gjatë dy ditëve të fundit.
Ndërsa dy prej tyre kanë vdekur menjëherë pas vetëvarjes, njëri prej tyre është ende në gjendje të rëndë. Mesditën e djeshme, në fshatin Mborje të Korçës u gjet i pajetë Qazim Bane, 55 vjeç. Sipas familjarëve, prej kohësh ishte i papunë dhe ky shkak e kishte shtyrë në depresion. Shpeshherë ishte shprehur se nuk ia vlente më të jetosh, duke i dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Po dje, në fshatin Bërshi të Klosit, një 76-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur pranë shtëpisë ku jetonte. Të afërmit e Hysen Kthellës janë shprehur se prej disa javësh ai kishte shfaqur shenja depresioni, derisa ditën e djeshme i dha fund jetës duke u vetëvarur. Ndërsa në Sarandë, një 34-vjeçar u hodh nga kati i tretë i një ndërtesë, në kushtet e depresionit të çastit. AI ndodhet në spital në gjendje të rëndë.