"Firmat e zhavorrit rrezikojnë shkollën"
KUKES - Banorët e fshatit Bicaj në rrethin e Kukësit kanë protestuar dje kundër gërmimeve të kryera në fshat për nxjerrjen e zhavorrit të bardhë.
Një grup intelektualësh, por më pas të mbështetur edhe nga shumica e banorëve i kanë kërkuar autoriteteve të komunës të ndërhyjnë për të ndaluar gërmimet për nxjerrjen e këtij materiali nga banorë të ndryshëm në qendër të fshatit. Sipas tyre, nga gërmimet për nxjerrjen e zhavorrit që më pas shitet si material ndërtimi, rrezikohet shembja e shkollës dhe e ndërtesës së komunës. Gropa e krijuar në qendër të fshatit nga gërmimet është bërë e stërmadhe dhe rrezikon shembjen e rrugës automobilistike në dy anët, pasi poshtë saj gërmimet kanë shkuar deri në 30 metra dhe ende vijojnë. Ndërsa banorët të cilët shfrytëzojnë materialin e nxjerrë nga këto gropa pohojnë se, janë duke gërmuar në pronat e tyre. Pak kohë më parë, pas vënies në dijeni të policisë dhe të komunës, punimet janë ndërprerë, por për të filluar përsëri ditë më pas. Shembjet gjatë gërmimit për zhavorrin e bardhë në kodrën e Bicajve kanë shkaktuar edhe viktima. Në vitin 1998 nga shembja e një masivi rëre në këtë zonë kanë gjetur vdekjen katër punëtorë, banorë të fshatit Bicaj. j.h