Rikthehet debati PD-PS për ndryshimin e Rregullores
02/12/2011 PS u tërhoq nga kërkesat e saj për t’i hapur rrugë miratimit të ligjeve me 3/5-at
Pakti PD-PS, sot prova e besimit mes palëve për kompetencat e Presidentit
Dy ditë pas punimeve të para të Komisionit për Reformën Zgjedhore, konsensusi i arritur mes PD-së dhe PS-së në mes të muajit të kaluar do përballet sot me provën e radhës së besimit mes tyre. Këshilli për Rregulloren e Kuvendit mblidhet sot për të diskutuar propozimet e partive parlamentare mbi ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Shqyrtimi i propozimeve të depozituara në Kuvend që prej 19 shtatorit nga Partia Socialiste u shty disa herë në komisionet parlamentare, ku përfundimisht u vendos nga selia rozë për të mos u diskutuar. Ky hap, sipas socialistëve u ndërmor për të krijuar një hapësirë më të madhe për konsensusin me Partinë Demokratike, që përfshin edhe ligjet me shumicë të cilësuar. PS-ja nga ana e saj nuk është tërhequr nga kërkesat për ndryshimin e Rregullores, ku kërkohet rikthimi i votimit të fshehtë sa herë vendosej për emra dhe çështjet jashtë rendit të ditës, që tani diskutohen në fund të seancës parlamentare, të rikthehen në fillim të seancës. Por tërheqja e socialistëve erdhi edhe për shkak të propozimit të papritur të PD-së, ku e gjithë marrëveshja mes palëve qëndron në përmbajtjen e pikës 7, që propozohet t’u bashkohet ndryshimeve për Rregulloren e Kuvendit. Në këtë pikë mazhoranca synon që të forcojë edhe më shumë rolin e Kuvendit për përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarët e Gjykatës së Lartë, duke e zbehur rolin kushtetues të presidentit në këtë drejtim. Ky propozim duket se ka qenë edhe shkaku kryesor i prishjes së konsensusit midis dy partive të mëdha. Socialistët e kanë kundërshtuar fort këtë pikë dhe kanë përjashtuar çdo lloj mundësie për të mbështetur propozimin e PD-së për ndryshimin e Rregullores.