Bisedimet Kosovë-Serbi nisin më 8 mars

Nga Express më 03 mars 2011 në ora 16:00
Takimi i parë për bisedimet në mes të delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë do të mbahet më 8 mars.
Lajmin e ka konfirmuar për media, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili ka saktësuar se ky takim do të mbahet në Bruksel me lehtësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.
Sipas Rexhepit, në atë takim do të jenë të pranishëm është përfaqësuesit e SHBA-së.
Ai nuk ka treguar për çështjet që mund të bisedohen në takimin e parë, por është shprehur se më shumë do të jetë takim për formatin që do të kenë bisedimet në të ardhmen.
Një ditë më parë, shefja e delegacionit të Kosovës për këto bisedime, Edita Tahiri ka mohuar kategorikisht që në këto bisedime të shtrohet çështja e statusit politik të Kosovës.