E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi nënshkruan në Librin e Ngushëllimeve

Nga Express më 03 mars 2011 në ora 16:46

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot është nënshkruar në librin e ngushëllimeve në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, me rastin e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në Gjermani.

“Edhe një herë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës , në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta presidentit Obama , qeverisë së SHBA’ve dhe popullit amerikan për tragjedinë që dje ka ndodhur në Frankfurt . Veprimi i asnjë individi nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet e mira mes SHBA dhe Kosovës , miqësinë e përjetshme mes popullit të Kosovës dhe popullit amerikan “, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, “miqësia jonë është e përjetshme, është shumë e thellë është e vlerave euroatlantike” .

“Ushtari amerikan sublimon, paraqet edhe vlerat e popullit tim, të paqes dhe lirisë së vendit dhe popullit tim”, ka deklaruar Kryeministri .

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›