Bisedimet për emrin, ende në "qorrsokak"
Zyrtarë të lartë maqedonas kanë marrë sinjale se edhe propozimi i fundit i ndërmjetësit të OKB-së për mosmarrëveshjen maqedonase-greke për emrin e Maqedonisë, Metju Nimic, nuk mund të shërbejë si bazë për zgjidhjen e saj (mosmarrëveshjes), për shkak të rritjes së oreksit të Athinës. Nga disa vende mike Maqedonia është informuar se, edhe sikur pala maqedonase ta pranojë propozimin e Nimicit, që është vlerësuar tashmë si i pafavorshëm për Shkupin, Athina do ta hedhë poshtë atë. Sinjalet diplomatike, që u kanë mbërritur së fundmi autoriteteve maqedonase, thonë se bisedimet ndodhen në një gjendje qorrsokaku dhe se Maqedonisë i duhet të bëjë një analizë të re të situatës dhe të marrë masat përkatëse, nëse dëshiron të hyjë në NATO dhe BE.
Qeveria maqedonase, deri tani, nuk ka bërë asnjë koment për zhvillimet e reja dhe ndërkohë nuk zbulon se çfarë hapash ka ndërmend të ndërmarrë për daljen nga situata e krijuar pa rrugëdalje. Pozicioni më i ri i Greqisë është se ajo do ta lejojë Maqedoninë të hyjë në NATO, që do të thotë se ajo (Greqia) përmbush pjesën e vet të kompromisit, por me kusht që Maqedonia, si kompensim, të bëjë lëshime për emrin e shtetit, kombit dhe gjuhës. Greqia ka bërë të ditur se emërtimi "Maqedonia Veriore" edhe mund të pranohet nga ajo, që të japë viston për hyrjen e Maqedonisë në NATO, kurse çështjen e emërtimit të kombit dhe të gjuhës, sikurse mendohet përgjithësisht, ajo (Greqia) do ta shfrytëzojë si shantazh kur të vijë puna për pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Strategjinë e re të Greqisë, sipas palës maqedonase, e cila e ka rritur oreksin e vet për shkak të mbështetjes që ka nga disa vende kryesore të BE-së, e konfirmoi indirekt, ditët e fundit, edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme së Greqisë, Kucumakos, që citoi ambasadorin amerikan në Athinë, Spekhard, i cili javën e kaluar u rekomandoi Athinës dhe Shkupit që të mos presin zgjidhje nga Presidenti i ri i SHBA-së, por ta zgjidhin vetë mosmarrëveshjen. Sipas zëdhënësit të MPJ-së greke, ambasadori amerikan në Athinë e interpretoi mosmarrëveshjen greko-maqedonase, në mënyrë restriktive, si problem dypalësh.
Në qarqet politike maqedonase dhe ato diplomatike në Shkup, një pozicion i tillë i Greqisë, e cila reklamon direkt ose indirekt mbështetjen e pretenduar nga vendet e BE-së dhe, madje, edhe nga SHBA-ja në çështjen e mosmarrëveshjes greko-maqedonase për emrin, ekziston bindja se ajo (Greqia), edhe në të ardhmen e afërt, do ta shfrytëzojë pozitën e vetë në NATO dhe BE, të mbështetur edhe nga konkluzionet për emrin në Deklaratën Finale të Samitit të Bukureshtit dhe nga rekomandimet e raportit vjetor të KE-së për Maqedoninë, që të vazhdojë t‘i përmbahet pozitës së vetë të pakopromisshme në bisedimet greko-maqedonase.
Ndërkaq, dje vonë Maqedonia njoftoi zyrtarisht se ka ngritur padi kundër Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (CIJ), duke e akuzuar Athinën se ka penguar pranimin e saj në NATO.