Fjalëkryqi Rama-Meta
Greva e 10 deputetëve në sallën e Kuvendit të Shqipërisë dukshëm po anashkalohet nga lidershipi i Partisë Socialiste. Teksa Kryeministri Sali Berisha, në dy momente ka tentuar ta hedhë topin drejt liderit të opozitës, ky i fundit po preferon heshtjen. Raportet mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe "partisë mëmë" duket të kenë hyrë në një pikë kritike. Votimi i Kodit të ri Zgjedhor është pjesë e lojës "prej të forti" që Rama dhe Meta po bëjnë, secili në llogoren e tij. Mungesa e lëshimeve në raport me ish-aleatin Ilir Meta nënkupton se kreu i socialistëve tanimë ka filluar të bëjë llogaritjet. Shtatë muaj para zgjedhjeve Rama ka vendosur të zgjidhë "problemin LSI" për të kaluar më pas i qetë drejt fushatës.
Opsioni i parë që mund të ndiqte Rama ishte arritja e një pakti me Metën, i dukshëm apo i padukshëm, por që të garantonte "armëpushimin" dhe aleancën paszgjedhore. Duhet thënë se një koalicion parazgjedhor nuk e dëshirojnë në vetvete as PS dhe as LSI. Kjo për shkak se dy palët kanë pretendime të kundërta për sa i takon peshës reale elektorale dhe mbështetjes në atë çka cilësohet elektorati i majtë. Për shumë arsye, ky pakt ishte i realizueshëm në teori, por mjaft i vështirë në praktikë. Mundësia e dytë ishte që PS dhe LSI, konkretisht kryetarët e tyre, të shkonin drejt zgjedhjeve në një situatë ku njëra palë akuzon ashpër, ndërsa tjetra mbrohet me shprehje të tipit "miku ynë Ilir Meta". Në fakt, Rama ka shumë mundësi të ketë zgjedhur një rrugë të tretë, të ndryshme nga këto dy mundësi të para.
Mënyra se si (s‘po) reagon Partia Socialiste në raport me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të krijon përshtypjen se Rama po kërkon të imponojë rolin e "të fortit". Me këtë alternativë, elektoratit do t‘i serviret ideja se Ilir Meta nuk është i domosdoshëm për një fitore të së majtës në zgjedhjet e ardhshme. Sakaq, një qëndrim i tillë i shërben në vetvete Ramës për të ngjallur besimin te zgjedhësit, se modeli i tij është ai i një lideri opozitar që nuk merret peng dhe as nuk pranon presione nga askush. Natyrisht, as nga ish-kryeministri Ilir Meta dhe partia e tij LSI, që në çdo alternativë tjetër do të kërkonin jo pak në tortën e pushtetit. E njëjta logjikë e grintës prej lideri të plotfuqishëm ka gjasa të shfaqet edhe në momentin e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë dhe renditjes së tyre në 12 qarqet e vendit.
Shenjat e para janë shfaqur që tani, teksa deputetët nuk pranojnë të flasin për grevën e kolegëve. Kalkulimet e selisë rozë kërkojnë të garantojnë në këtë mënyrë thithjen e votave drejt asaj që vetë Rama e cilëson "lokomotiva e së majtës", motori i së cilës po tentohet të vihet në punë vetëm me vajin socialist, pa marrë hua asgjë nga socialistët e rinj. Nga krahu tjetër, ish-kryeministri Ilir Meta po zhvillon betejën për ekzistencë. Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2009 do të jetë treguesi real i fatit të karrierës së tij politike, por edhe ekzistencës së LSI-së. Përmes grevës së urisë, Meta po tenton t‘i imponohet kryesocialistit Edi Rama, duke e vënë para një presioni publik e ndërkombëtar. Mungesa e komisionerëve lëkund ndjeshëm pozitat e LSI-së në raport me të majtën dhe gjithë klasën politike. Këtë e kupton shumë mirë Meta, i cili ka hyrë i vendosur në një rrugë pa kthim.
Ideja se çdo gjë rreth Kodit të ri është në dorën e Ramës dhe është ky i fundit që nuk pranon lëshime, po shfrytëzohet nga LSI për të përpunuar elektoratin e pavendosur, por edhe militantët e së majtës. Përmes këtyre aksioneve brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, drejtuesit e LSI-së po i faturojnë Ramës çdo lloj përgjegjësie për humbjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe çarjen e opozitës. Ndërkohë, afrimiteti i kreut socialist me Berishën në hartimin e Kodit të Ri Zgjedhor dhe "injorimi" i grevistëve është karta me të cilën Meta do tentojë të futet fuqishëm në zgjedhje. Me çdo kusht ai do të provojë të dalë i fituar në betejën me Ramën dhe Partinë Socialiste. Në realitet, diçka është e sigurt. Në këtë lojë elefantësh nuk mund të dalin dy të fituar. Pas qershorit 2009, njëri prej tyre do duhet të pranojë dështimin, duke i vënë shqelmin edhe karrierës politike. Nëse Kryeministri Sali Berisha do të fillojë një mandat të dytë, i humburi më i madh është elektorati i së majtës.