E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisha: Anulim kontrate per rritjet arbitrare te cmimit te biletes Luljeta Ndoka

Asnje operator i sherbimit te transportit urban nuk mund te ndryshoje cmimin e biletes se autobuseve ne menyre arbitrare. Keshtu ka deklaruar dje, zedhenesja e Bashkise se Tiranes, Anila Bisha, pas alarmit per rritje te mundshme te cmimit te biletes duke filluar nga 1 shkurti. Keshtu, shqetesimit te qytetareve, nese do te kete apo jo rritje te cmimit te biletave njeudhetimeshe, duket se i vjen nje pergjigje. Sipas zedheneses Bisha, "per linjat urbane te qytetit te Tiranes, nuk ka dhe nuk mund te kete asnje rritje te cmimit te biletes ne menyre arbitrare". Ajo ka sqaruar se asnje operator, qe operon ne linjat urbane te qytetit te Tiranes, nuk mund te ndryshoje cmimin e biletes ne menyre te njeanshme. "Cdo vendim i tille do te coje ne marrjen e masave penalizuese, deri ne anulimin e kontrates se operatorit", eshte shprehur ajo. Vete qytetaret kane pasur nje mbindjeshmeri ndaj kerkeses se Shoqates Kombetare te Transportit Urban, duke u shprehur te prere se, nese cmimi rritet, ata do ta shmangin ne maksimum perdorimin e sherbimit te transportit urban. "Deri ne 4 stacione autobusi do t'i bej ne kembe. Por, nese do te me duhet te eci me gjate, atehere do ta marr autobusin", shprehet nje mesogrua, e cila ka nje gazete ne dore ku anuncohet me te madhe kerkesa e SHKTQ-se per rritje te cmimit te biletes njeudhetimeshe. Qytetaret shprehen se per ta edhe cmimi aktual, 30 leke, eshte i larte dhe se cmimi optimal do te ishte 20 leke, pikerisht aq sa ishte para vitit 2008, kur Keshilli i Ministrave vendosi rritjen e cmimit me 50 per qind. Me te prekur, nga nje vendim i mundshem per rritjen e cmimit te biletave, jane qytetaret qe e marrin me shume se dy here autobusin urban. "Une e kam shtepine ne lagjen Don Bosko dhe punen ne Institutin e Fizikes Berthamore", shprehet nje punonjes i ketij instituti. Ai thote se mundesi te bleje nje makine nuk ka, ndaj detyrohet qe te marre linjen Laprake - Qender dhe me pas, nga Qendra te marre linjen Kombinat-Kinostudio. Kete itinerar ai e ben ne mengjes, kur iken ne pune dhe pasdite, kur kthehet nga puna. Sipas tij, nese cmimi i biletes do te rritej, do te ishte dicka shkaterruese per te, pasi nuk ia vlen barra qirane qe te punoje. Me te qete nga gjithe kjo situate duket se jane studentet dhe te moshuarit mbi 65 vjec, te cilet presin qe, se shpejti, Bashkia e Tiranes te aplikoje cmime mjaft te reduktuara deri ne zerim te tyre. Sa u perket kategorive te tjera, edhe ato duhet te mos shqetesohen, pasi Bashkia e Tiranes ka deklaruar se, ne radhe te pare, do te merren parasysh interesat e qytetareve. Kesisoj, Bashkia e Tiranes nuk ia ka hapur driten jeshile kerkeses se Shoqates Kombetare te Transportit Urban, duke deklaruar pak dite me pare, se do te behet nje studim me eksperte te pavarur per sa i perket kerkeses se shoqates. Ndersa zedhenesja Bisha siguroi dje se nuk do te kete asnje rritje cmimi ne menyre arbitrare.

70

Leke eshte kerkuar te behet e cmimit te biletes njeudhetimeshe per autobuset urbane, nga Shoqata Kombetare e Transportit Qytetas. Kjo nuk ka kaluar pa reagime nga palet e interesit

Heren e fundit, biletat dhe abonete u rriten me 50 per qind

Hera e fundit kur Keshilli i Ministrave ka miratuar rritjen e cmimit te biletes njeudhetimeshe dhe te biletes se pajtimit mujor (abone), ka qene ne vitin 2008, kur u vendos rritja ne masen 50 per qind e cmimit te tyre. Keshtu, nga 20 leke bileta njeudhetimeshe u be 30 leke dhe nga 800 leke bileta e pajtimit mujor u be 1200 leke. Nderkaq, nga 400 leke, aboneja per studentet u be 600 leke. Kjo rritje u be pas disa kerkesave te njepasnjeshme te shoqates, si dhe pas disa grevave, por edhe daljes ne qarkullim me gjysmen e kapacitetit te autobuseve. Operatoret e sherbimit te transportit qytetas pohuan ne fund te vitit 2007 dhe ne fillim te vitit 2008, se cmimi i karburantit ishte rritur se tepermi dhe se nuk mund te perballonin me ato cmime. Edhe ne kerkesen e fundit te bere nga kjo shoqate pohohet e njejta gje, si dhe eshte deklaruar se, ne qarkullim jane futur mjaft autobuse te rinj, pa perfituar ndonje subvencionim nga Bashkia e Tiranes. Nje kerkese e tille shkaktoi mjaft amulli dhe alarm ne radhet e qytetareve. Pak dite me pare, ky institucion premtoi se do te zbatoje politika lehtesuese ne sherbimin e transportit urban per studentet dhe per te moshuarit mbi 65 vjec. Si mase emergjente, keshilli bashkiak ka miratuar hapjen e nje linje te re autobusi per studentet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›