Rama: Ina, falemnderit për “21 janarin” Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka pergezuar dje punen e Prokurorise se Pergjithshme per hetimin e ngjarjes se 21 janarit. Ne nje konference dhene per mediat, Rama ka theksuar se prokuroria ka zbatuar ligjin. "Ne duam drejtesi dhe vetem drejtesi, asgje tjeter pervec drejtesise. E inkurajojme dhe e mbeshtesim plotesisht Prokuroren e Pergjithshme, znj. Ina Rama dhe te gjithe grupin hetimor", tha kreu i PS-se. Rama theksoi se kerkesa per arrestimin e drejtuesit te gardes eshte pjese e zbardhjes se ngjarjes se 21 janarit. "Ne emer te ketij grupi parlamentar dhe te Partise Socialiste, pergezoj prokurorine per hapin e madh qe u hodh dje, ne rrugen e drejtesise per 21 janarin", tha Rama. Nga ana tjeter, kreu i PS-se ka konfirmuar gatishmerine e tij per hetimin e perfaqesuesve te opozites per demonstraten e dhunshme. "Asnje problem per ne qe prokuroria kerkon tre deputete per te shkuar me tej me hetimin. Une, personalisht, jam i gatshem te hetohem bashke me ta dhe sinqerisht, nuk e kuptoj cfare ka bere secili prej te tre deputeteve me shume se une, ne organizimin e demonstrates se 21 janarit", tha Rama. Por, megjithate, kreu i selise roze ka theksuar se krahas me hetimin e deputeteve, duhet te ishte bere dhe hetimi i drejtuesve kryesore te shtetit. "Nga ana tjeter, edhe ne kete rast, si per cdo rast, qendrimi yne karshi imuniteteve per cdo ceshtje qe i intereson Prokurorise se Republikes eshte i shpallur dhe i njohur boterisht, per cdo proces, padyshim edhe per 21 janarin. Por s'mund te mos e themi, megjithe mbeshtetjen pa asnje ekuivok per prokurorine, se pa hetuar Sali Berishen dhe Lulezim Bashen hetimi i cdo figure tjeter politike ngjan i sforcuar, per te mos thene i padrejte", u shpreh kreu i selise roze. Rama ka theksuar se ai, personalisht, nuk ka imunitet dhe eshte i gatshem te hetohet ne lidhje me organizimin e protestes se dhunshme te 21 janarit. "I bej apel prokurorise te na perfshije te gjitheve, mua te parin, ne hetimet e saj. Kam te gjithe gatishmerine per te dhene kontributin tim, ashtu sic kemi te gjithe, gjithe gatishmerine per te dhene kontributin tone. Per me teper, si kryetar i opozites dhe i Partise Socialiste, une nuk kam asnje imunitet, edhe pse le ta themi hapur, drejtperdrejt, troc, qe heqja e imunitetit te tre deputeteve eshte per ne teresisht e pamjaftueshme, nderkohe qe mbetet pa u hequr imuniteti i deputetit Sali Berisha", shtoi lideri i selise roze. Kreu i selise roze e ka cilesuar si nje hap te madh para kerkesen e prokurorise per arrestimin e komandantit te gardes. "Ka nje rritje te ndjeshme te shqetesimit dhe te ndjeshmerise te botes demokratike, te Europes se Bashkuar dhe te Shteteve te Bashkuara, per ecurine e drejtesise ne Shqiperi. Lejomeni qe sot te jem me optimist se dje, per faktin se sot, ndryshe nga dje, ne hetimin e krimit shteteror te 21 janarit eshte bere nje hap i madh perpara. Edhe njehere, pergezime per prokurorine dhe mbeshtetje pa asnje ekuivok, per t'i shkuar deri ne fund hetimeve te 21 janarit", tha Rama.