Bisimtarët e krishterë festojnë Pashkët

Qindra besimtarë të krishterë kanë kremtuar mesnatën e djeshme në Tiranë, festën e Pashkëve, në kishën katolike të Shën Palit, dhe në atë ortodokse, të Ungjëllizimit. Pashka simbolizon Ringjalljen e Krishtit, dhe mbizotërimin e jetës mbi vdekjen. Njerëz të shumtë kanë filluar të mblidhen rreth orës 23 në dy kishat, dhe ngjarja ka kulmuar me rënien e këmbanave në mesnatë, kur të gjithë thanë në një gojë "Krishti u ngjall". Në kishën ortodokse urimin e Pashkës e ka bërë Kryepeshkopi, Fortlumturia e tij, Anastas Janullatos, ndërkohë që në kishën katolike fjalën kryesore e mbajti Dom Sinjor Rrok Mirdita.
Besimtarë të shumtë kanë ndezur qirinjtë me flakën e marrë nga drita që në nuk Perëndon. Më pas ata kanë marrë kungimin , që simbolizon gjakun dhe trupin e Krishtit, duke qënë më afër me Zotin. Kjo festë është shoqëruar dhe nga simboli i saj i përhershëm, veza e kuqe, e cila është carë në mesnatë, së bashku me urimin për një të nesërme më të mirë, dhe më të begatë për të gjithë.
Kjo festë u shoqërua dhe nga fishekzjarret të cilët pushtuan qiellin në mesnatë. Të gjithë morën në qirinjtë e tyre, dritën që nuk perëndon për ta cuar atë në shtëpitë e tyre, për një të nesërme më të mirë.