Shpërthen Bruceloza në Vlorë, izolohen të prekurit
dhe menjëherë janë marrë masa që kafshët e familjes në fjalë më theren menjëherë dhe të groposen nën mbikëqyrjen e një mjeku veteriner. Më pas janë vërejtur 8 raste të tjera me blucerozë por kësaj radhe në rrethinat e qytetit të Orikumit, në fshatin Dukat. Edhe këtu është vepruar njëlloj, janë bërë therja dhe më pas groposja e bagëtive të këtyre familjarëve. Sipas burimeve nga drejtoria rajonale e bujqësisë dhe ushqimit, për të gjitha këto therje janë mbajtur procesverbale të rregullta në mënyrë që të bëhet kompensimi I plotë I dëmeve të shkaktuara. Po ashtu menjëherë janë bërë edhe vaksinimet përkatëse në bagëtitë e gjitonëve të këtyre familjeve ku janë vërejtur këto raste. Në gjithë rrethin janë për tu vaksinuar 24 mijë qengja e keca dhe 21 mijë dhënë e dhi, të cilat do të kryhen në kohën më të shpejtë të mundshme.
V. SAKO