Në Onkologjik, infermieret shesin nën dorë ilaçet
të gjatë që marrin mjekimin shprehen se edhe kur u është thënë që barnat kanë ardhur, ato janë shpërndarë për shumë pak ditë. Ndërsa atyre u është dashur ti sigurojnë vetë pjesën tjetër, duke i blerë në farmaci ose duke i blerë nga infermierët. Ndërkohë që burime nga Drejtoria e QSUT-së bëjnë të ditur se fondet për blerjen e barnave nuk mungojnë, si dhe tenderët për barnat e shtrenjta janë kryer vazhdimisht. Ky është një fenomen mjaft i përhapur në QSUT, duke përfshirë të gjithë pavijonet. Ndërsa në Drejtorinë e QSUT-së, drejtohen çdo ditë rreth 6 pacientë, të cilët depozitojnë ankesat për mungesën e barnave në Spitalin Onkologjik, por pa përjashtuar spitalet e tjerë. Pacientët shohin si të vetmen mundësi paraqitjen e ankesave pranë Drejtorisë së QSUT-së, për pajisjen e spitalit me barna të shtrenjta. Por, komunikimi zyrtar është se pritet kryerja e tenderave, duke mos dhënë një afat të përcaktuar. Barnat që shërbejnë për kurimin e pacientëve në Spitalin Onkologjik janë tepër të shtrenjta dhe të papërballueshme për xhepin e pacientëve. Për këtë arsye, pacientët gjenden në situatë të vështirë për blerjen e vazhdueshme të tyre. Më të shtrenjta janë ato barna që shërbejnë për marrjen e shërbimit mjekësor të ciklit të kimioterapisë. Marrja e këtij shërbimi është e domosdoshme për të sëmurët me kancer dhe për më tepër është një mjekim mjaft i kushtueshëm.
Tenderat e medikamenteve nuk janë kryer për një pjesë të spitaleve që janë pjesë e QSUT-së. Ndërsa zgjidhja që i është bërë këtij problemi, është bërë nëpërmjet shtyrjes së kontratave të firmave farmaceutike me të cilat kanë qenë të lidhura dhe vitin e kaluar. Ndërkohë që nëpërmjet tyre janë bërë disa blerje të vogla për një periudhë të shkurtër kohore derisa të kryhen tenderat e tjerë që pritet të kryhen në Ministrinë e Shëndetësisë.
Por përveç mungesës dhe pazareve që bëhen për ilaçet në spital edhe mungesa e kushteve minimale është tejet problematike . Në çdo pavijon ka edhe të ashtuquajtura dhoma të veçanta me shtrate dyshe sërish gjëndja në to paraqitet po njësoj. Për mos të thënë me keq se dhomat e zakonshme. Në to nëse pacienti qëndron shumë gjatë e duhet të bëjë dush nuk mundet pasi koka e dushit as që nuk figuron fare dhe sapo hap rubinetin për të larë duart në lavaman, uji shpërthen në të gjithë hapësirën.