E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët, Kryqi i Kuq në Lushnje, drekë për të moshuarit

Kryqi i Kuq shqiptar i degës së Lushnjes, me rastin e festës së Pashkëve, ka organizuar një drekë bamirësie për 40 të moshuar me ndihmën e donatorëve. Kryqi i Kuq i degës së Lushnjes, prej mëse një vit, me anë të financimeve të marra në degën e vet, ofron për këta të moshuar kafen e mëngjesit falas në një nga lokalet e qytetit. Por, ndihma e donatorëve bën që të ketë edhe më shumë për këta njerëz në nevojë.
Gjate drekës së ofruar, të moshuarit kanë falenderuar Kryqin e Kuq dhe nuk është hera e parë që Kryqi i Kuq Lushnje përkujdeset për moshën e tretë dhe shtresat në nevojë duke ofruar ndihma me rastet e festave apo dhe evenimenteve të tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›