Falen 600 milion lekë kamatëvonesa, përfitojnë 60 mijë fermerë
60 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar nga falja e kamatëvonesave. Gjithashtu ata janë përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore. Afati për faljen e kamatëvonesave përfundoi më një prill. Drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ngrenë si problem mungesën e interesit tek të rinjtë për tu siguruar. Shuma absolute e të ardhurave nga kjo skemë është
rreth 600 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e mëparshme. U përfshinë fillimisht rreth 60 mijë fermerë të cilët e mirëkuptuan këtë falje të kamatëvonesave. Nuk janë të prirur për sigurime shoqërore të rinjtë të moshave deri në 30 vjeç, shprehet drejtori i Kontributeve në ISSH, Naim Balluku. Drejtuesit e ISSH-së shpjegojnë se pas datës 1 Prill të gjithë fermerët do të sigurohen pa lehtësi në bazë të tarifave të përcaktuara nga ligji. Në rast se sigurimi nuk bëhet brenda 3 muajve, atëherë fillon aplikimi i kamatëvonesave.
Last Updated on E Shtune, 03 Prill 2010 18:27