Galiani: “Milani, rilind nga hiri i tij”

Edhe pse në kampionat paraqitja e Milanit është një nga më të shëmtuarat e dhjetë viteve të fundit, Adriano Galiani është i bindur se ky moment delikat do të kalojë shumë shpejt "Do të rilindim. Milani është si feniksi arab, që ringrihet sërish nga hiri i tij". Zëvendëspresidenti i kuqezinjve ka ndenja të mira në pag të ndeshjes me Sëlltikun: "Janë ato të një skuadre kampione të Europës. Jemi një skuadër që ka fituar trofe deri një muaj më parë, sigurisht, që duhet të përmirësohemi në kampionat, por nuk kuptoj se përse jeni kaq shumë të shqetësuar për shendetin e Milanit", - u tha Galiani gazetarëve, në prag të nisjes për në Gllazgou të Skocisë, ku sot kuqezinjtë do të përballen me Sëlltikun në ditën e dytë të ndeshjeve të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. "Nuk është e vërtetë që nuk e konsiderojmë kampionatin si objektibin tonë, në katër vitet e fundit kemi zhvilluar një kampionat në nivele të larta, viti i kaluar ishte viti që e njohim të gjithë. Milani do të luftojë deri në javën e fundit të kampionatit, edhe për vetë faktin se për të marrë pjesë sërish në Ligën e Kampioneve ka nevojë të jetë midis katër të parave". Galiani jep edhe një vlerësim për kundërshtarin: "Sëlltiku është një skuadër e fortë fizikisht, me një tifozeri të jashtëzakonshme dhe një stadium të bukur. Të presim se cfarë do të ndodhë. Në Ligën e Kampioneve, pikërisht se luajnë skuadra kampione, të lënë të luajnë". Trajneri i Milanit, Anceloti ka thuajse të njëjtin mendim për rivalin e së mërkurës. "Sëlltik është një skuadër e mirë, edhe pse ka ndryshuar pak. Besoj se do t'i mungojë Venegur përpara, është një lojtar shumë i fortë në lojën ajrore". Tekniku kuqezi flet edhe portierin brazilian: "Dida ka punuar në mënyrë t diferencuar dhe do ta provojë edhe gjatë stërvitjes së fundit. Nëse do të jetë në gjendje, do të luajë ai".
Milani favorit - Skuadra e Milanit është favorite për të fituar takimin me Sëlltikun. Të paktën, ky është vlerësimi që bëjnë bukmejkërsat anglezë. Fitorja e kuqezinjve kuotohet 2.10, ajo e skocezëve, 3.40. Barazimi vlen 3.20.
Inzagi 51%, Xhila 49% - "Për sa i përket sulmit, në këtë moment 51 për qind e mundësive janë për Inzagin dhe 49 për qind janë për Xhilardinon". Ky është mendimi i trajnerit të Milanit, Karlo Ancelotit në prag të sfidës me Sëlltikun.