E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terri me maskë kundër Valencias

Avram Grant e di fare mirë pasojat në rast të një dështimi tjetër të Celsit në Ligën e Kampioneve. Barazimi i "Bluve" me Rozenborgun (1-1) solli edhe largimin e portugezit Hoze Mourinjo nga "Stemford Brixh" dhe zëvendësimin e tij me trajnerin izraelit. Grant ka arritur vetëm një fitore në tre ndeshjet e drejtuara prej tij, dhe kjo me Hull të kategorisë së dytë angleze, dhe një rezultat i keq me Valencian në ndeshjen e së mërkurës në Grupin B do të provokonte nj zëmërim të ri të bosit rus, Roman Abramovic.
MASKA E LAMPARD - Frenk Lampard vazhdon të jetë i dëmtuar, ndërkohë që mesfushorët Mikael Esien dhe Shon Rajt Filps janë në dyshim për t'u aktivizuar. Kapiteni Xhon Terri mund të jetë në "lineup", vetëm dy ditë pas ndërhyrjes në kockën e dëmtuar të faqes, të pësuar gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Portsmuthit. Terri nuk u stërvit ditën e hënë, por ai është gati të luajë me një maskë mbrojtëse. "Në sport, nëse pësoni një frakturë në kockën e faqes, me një mbrojtëse ju mund të luani", - tha doktori i Celsit, Brajan. "Maska do të vendoset e planifikuar nga ne, edhe sikur ai të luajë apo jo". Ndeshja kundër Valencias do të jetë e para në Ligën e Kampioneve për Grantin si trajneri i Celsit.
KOHA MË E MIRË - "Ju e dini, se Liga e Kampioneve është dicka tjetër", - tha ish-trajneri i Izraelit. "Për këtë, ne gjithmonë luajmë në një mënyrë të ndryshme. Ne mund të bëjmë një figurë më të mirë dhe të japim gjithcka mundim". Valencia është duke bërë një sezomn perfekt, me tetë fitore në nëntë ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë edhe fitoren 1-0 kundër gjermanëve të Shalkes në ditën e parë të ndeshjeve në grup. "Tani është një kohë e mirë për të luajtur kundër Celsit", - tha mesfushori i Valencias, Devid Albeda. "Ata kanë disa lojtarë të dëmtuar dhe ne jemi në një formë të mirë, vecanërisht në rezultate". Valencia është e paduruar të harrojë golin fitues të shënuar nga Esien i Celsit në kohën shtesë, që solli edhe eliminimin në cerekfinalet e vitit të kaluar.
GATI PËR SFIDËN - "Vitin e kaluar ne ishim shumë të lodhur dhe jo fizikisht mirë për të përballuar sfidën, por gjërat tani janë krejt ndryshe", - tha Albelda. "Në futboll ju gjykoheni për rezultatet dhe qysh kur ne fituam në Gjermani gjërat kanë ndryshuar dhe ne kemi më shumë besim në vetvete". Timo Heldbrand mund të luajë ndeshjen e tij të katërt rresht në vend të portierit të parë, Santiago Kanizares, i cili është në dyshim për shkak të një tërheqje në këmbë. Anësori Visente Gonzales, mesfushori Manuel Fernandez dhe mbrojtësi Karlos Markena janë të gjithë në dyshim. Sulmuesi serb, Nikola Zigic mund të bëjë debutimin e tij me Valencia, qysh kur u bashkua nga Rasing Santander gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›