E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizelja



Vijnë në Shqipëri disa bujqër nga Amerika dhe Italia. Pritësi shqiptar një ditë i çoi miqtë për të vizituar perimet e të mbjellat e tjera. Sa shikon italiani specat, thotë se në Itali, ato bëhen më të kuq dhe më të mëdhenj. Sa shikon Amerikani kastravecët thotë sërish se në Amerikë kastravecët janë shumë herë më të zhvilluar se sa në Shqipëri. Shqiptari i nervozuar rrëmben një bostan dhe u tregon miqve. “E shikoni këtë” – u thotë. “Po, por çfarë është ajo kokërr e madhe që mban në duar?” – pyesin ata. “Bizele” – përgjigjet shqiptari.

Mbreti Artur

Mbreti Artur, duke shëtitur në kështjellen e tij, shikon të shkruar me urinë në mure këto fjalë: "Mbretit Artur i kanë vënë brirët". I nevrikosur shkon dhe i thotë magjistarit të vet, Merlinit që ta gjejë patjetër se kush e ka bërë këtë shaka të hidhur. Pas një jave Merlini shkon te Arturi dhe i thotë se e ka kryer porosinë dhe ka dy lajme për t’i dhënë, një të mirë e një të keq. “Më thuajtë parin lajmin e mirë” –thotë mbreti. “Urinën e gjeta se e kujt është. I përket Ser Lancelotit”. “Mos more, e pabesueshme... po lajmi i keq cili ishte?” –pyet sërish Arturi. Pasi përtypet pak, Merlini vazhdon: “Shkrimi ishte i gruas suaj...”

15 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›