E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta, barazimi pa gola që mjafton

Në një mesditë të ftohtë, në një stadium të ftohtë ku tifozët ishin shumë të rrallë, Teuta dhe Apolonia kanë dhuruar një ndeshje që i shkonte për shtat peisazhit, duke mos shkuar dot më larg se një barazim me rrjeta të paprekura, që mban kështu në këtë veprimtari durrsakët, të cilët i falen asaj fitoreje 2-1 që kishin arritur më 25 tetor 2006 në Fier. Fituesja e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2004-2005, Teuta, e cila pati mposhtur në atë finale Tiranën e drejtuar nga ai që tashmë është trajner i durrsakëve, Sulejman Starova, ka marrë kështu rezultatin që i nevojitej, pa u munduar shumë dhe duke menduar më tepër për ndeshjen e radhës në kampionat, atë të së dielën në kryeqytet përballë Partizanit.

TEUTA 0
Apolonia 0
Gjyqtarë: Nase, Bejko, Bejtja
Stadiumi "Niko Dovana", Durrës
(Rezultati i përgjithshëm: 2-1)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›