Bizhdili kundë r anë sorit: Na mohoi dy gola
Presidenti i Beses, Nexhat Bizhdili, ka reaguar ashper pas takimit Flamurtari-Besa. Pas bisedave me stafin e tij, ai ka protestuar ndaj dhunimit te Beses, kete here nga gjyqtari anesor, Emiljano Biçaku, i cili sipas tij me qellim ka ndeshkuar kavajasit. "Ështe turp qe te mohohet djersa jone keshtu. Nuk fajesoj gjyqtarin kryesor, por anesorin Emiljano Biçaku, i cili dje ka shkaterruar ekipin tim duke i mohuar dy gola. Rasti i pare eshte kur Dos Santos shmangu edhe portierin dhe Biçaku ngriti flamurin per pozicion jashte loje. E dyta dhe me flagrantja, kur mbrojtesi i Flamurtarit, Sakaj, largoi topin me dore ne minuten e 94-t brenda vijes fatale e perseri Biçaku nuk e pa. Nuk eshte hera e pare qe Besa ime denohet, ndaj i kerkoj zyrtarisht dhe publikisht FSHF-se qe ky anesor te lere flamurin e te punoje diku tjeter. Keshtu nuk mund te vazhdohet me, ose te na thone te leme garen e te shpallim kampion me short Skenderbeun, Flamurtarin, Dinamon, Tiranen apo Vllaznine. Me mire te mos luajme e shpenzojme, sesa keshtu. Tani nuk luajme ne, por gjyqtaret", perfundoi Bizhdili.