Reagimi i Dimrajt: Kridens Meta nuk duhet të gjykojë më
Shefi i klubit te Tiranes, Rauf Dimraj, eshte shume i pakenaqur me gjykimin e bere ne takimin e javes se 14-te Bylis-Tirana. Sipas tij, arbitri i ndeshjes, Kridens Meta, nuk duhet qe te gjykoje asnje ndeshje te kampionatit, me nivelin qe tregoi ne fushe. "Si ka mundesi qe nje arbiter i tille si Kridens Meta vazhdon te gjykoje akoma?
Nuk e kuptoj se cilat qarqe e mbajne ate ne kete pune, nisur nga keto veprime korruptive", u shpreh Dimraj. Shefi i klubit foli edhe per
mos-transmetimin e ndeshjes ne televizion. "Nje arsye ka qene fakti qe televizionet ishin perqendruar ne Kosove, pasi aty po mbaheshin zgjedhjet. Por Tirana eshte nje skuader e ndertuar per titull dhe mosdhenia direkt e ndeshjes
eshte nje veprim i kundershtareve tane per te na demtuar", perfundoi ai.