E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizhdili sot 46 vjeç: Fitoni edhe për mua

 

Presidenti i Besës Nexhat Bizhdili sot feston 46-vjetorin dhe në ditën e ditëlindjes së tij kërkon një fitore nga skuadra. “Kemi shansin për të qenë kryesues dhe kërkoj nga ju që të jepni maksimumin në fushën e lojës. Duhet ta fitoni këtë ndeshje pasi luajmë përballë publikut tonë dhe duhet të konfirmojmë forcën. Kjo fitore është shumë e rëndësishme edhe për mua personalisht pasi do të ishte dhurata më e bukur për 46-vjetorin tim. Fitoni edhe për mua djema”, tha presidenti Bizhdili në mbledhjen e shkurtër që zhvilloi me ekipin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›