Karishik: E njoh mirë Besën, di si ta mund
Trajneri Esad Karishik është entuziast për një tjetër rezultat pozitiv pas atyre të javëve të fundit. Edhe pse përballë është Besa, një pretendente për titull, boshnjaku beson shumë tek loja e skuadrës së tij. “E pashë ndeshjen e Besës javën e kaluar ndaj Flamurtarit. E studiova atë dhe idetë e mia se si mund ta përballojmë. Ua kam shpjeguar me qetësi e durim futbollistëve të mi në seancat stërvitore. Të gjithë do të kërkojnë të japin maksimumin e mundshëm në këtë sfidë të rëndësishme, por njëkohësisht dhe të vështirë”, është shprehur trajneri.