E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznes: Oferta festive dhe surpriza nga AMC për festat e fundvitit

Kompania e telefonisë celulare AMC ka përgatitur edhe këtë vit surpriza festive për të gjitha kategoritë e abonentëve, bënë të ditur dje, burimet zyrtare të saj. Për abonentët me parapagesë ALBAKARTA, AMCKARTA dhe "Ëhat’s Up" ka filluar shorteu promocional, në bazë të të cilit, 1 milion minuta, 1 milion SMS dhe 1 milion MMS do të dhurohen në fundvit. Të gjithë abonentët mund te marrin pjesë në këtë shorte, nëse e rimbushin kartën gjatë dhjetorit me të paktën 2,000 lekë. Në 5 Janar 2009, AMC do të shpallë 30.000 fitues që do të përfitojnë 100 minuta kohë bisede falas, 100 SMS falas brenda rrjetit dhe 100 MMS falas brenda rrjetit. Burimet e AMC bënë të ditur gjithashtu se dhe abonentët AMCKARTA do të kenë dhuratat e tyre. Kështu Abonentët përmes menysë "AMC Easy" do të blejnë 40 minuta me të cilat mund të flasin 8.3 leke/min (pa tvsh) me të gjitha rrjetet kombëtare. Këta abonentë që kanë dhe shërbimin "Friends & Family", u jepet mundësia për të komunikuar me 3 numrat më të preferuar duke përfituar 50% ulje të tarifave pas sekondës së dytë të bisedës. Gjithashtu AMC ofron edhe 4 programe të reja individuale me kontratë, "AMC 50", "AMC 100", "AMC 200" dhe "AMC 500", me të cilët mund të flitet 50,100, 200 dhe 500 minuta drejt rrjeteve kombëtare përkundrejt një tarife konsumimi mujor respektivisht 1500 lekë, 3000 lekë, 5000 lekë dhe 10000 lekë. Të gjithë abonentët do të kenë gjithashtu mundësinë që të përfitojnë bonuset e mëposhtme, sipas planit tarifor të zgjedhur, ku përfitimet do të jenë drejt kostos sa më efektive, pasi AMC ofron tarifë regjistrimi falas për aktivizimet e reja deri më 15 janar 2009, deri 1 orë kohë bisede bonus çdo muaj dhe deri 500 SMS falas brenda rrjetit për aktivizimet e reja. Gjatë këtij viti, AMC ka organizuar disa aktivitete promocionale për shërbimet e reja të saj, ndër të cilat shorteun promocional "AMC Grand Prix", ku shpërndau shpërndarë 5 makina "Seat Ibiza" dhe "Audi Q7", shpërndarjen e aparateve telefonisë celulare "Nokia 6300", SMS falas, brenda rrjetit AMC, etj. Në vijim të zgjerimit të shërbimeve të reja, në tre vitet e fundit, AMC ka hedhur në treg programe të ndryshme me interes për biznesin, si paketat e njohura në treg, si "Albakarta" dhe ato me kontratë, që afrojnë tarifa deri 50% më të ulëta, teknologji të lartë, shërbim të kualifikuar, "Business Control"; "Business Pro"; "Business Plus", "Business Group", "Business in Motion", "Connect Card", etj. AMC, operatori i parë GSM në Shqipëri, lëshoi sinjalin në vitin 1996. Privatizimi i suksesshëm në vitin 2000 i saj nga grupi "Cosmote-Telenor", shënon dhe çastin vendimtar në historinë e telefonisë celulare në Shqipëri. Në themel të progresit të AMC, qëndrojnë filozofia e orientimit drejt abonentit, shërbimet e lehta në përdorim, çka ka ndikuar në rritjen e vetë kompanisë dhe zgjerimit të përforcimit të telefonave celularë në Shqipëri. Nga vetëm 10 mijë abonentë në çastin e privatizimit, sot AMC numëron mbi 1,2 milionë abonentë, të shtrirë në të gjithë territorin e vendit, ku janë investuar me qindra milionë usd. AMC, veç një ndër punëdhënësit e mëdhenj në Shqipëri, përmes programeve, ofron financime të konsiderueshme në mbështetjen e shumë aktiviteteve në fusha sociale, sportive, ekonomike, etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›