E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznes: Vodafone, oferta të reja për festat e fundvitit

Kompania e telefonisë celulare "Vodafone" këtë vit ka afruar paketa speciale për abonentët e saj për festat e fundvitit, bënë të ditur dje burimet zyrtare të saj. Sipas tyre, paketat speciale ofrohen për thirrjet "sms" në planet tarifore me parapagesë dhe ato familjare me kontratë, të cilat do të ofrojnë komunikim më të lirë dhe të përshtatshëm për klientët e kompanisë. Kështu, për të gjitha aktivizimet e reja të "Vodafone Card", klientët do të përfitojnë 500 Lekë kohë fillestare bisede, për aktivizimet e reja "VF Club" klientët do të përfitojnë 400 lekë kohë fillestare bisede dhe 500 SMS brenda këtij shërbimi. Ndërsa përfitime do të kenë klientët për të gjitha aktivizimet e reja të "Vodafone Club", "Vodafone Card", si dhe numrat me kontratë, ku të gjitha ofertat do të jenë të vlefshme për një kohë të limituar. Për klientët Vodafone të cilët dëshirojnë të flasin sa më shumë gjatë muajit dhjetor me miqtë e tyre brenda grupit "VF Club", kompania ofron "VF Club Extreme" për të folur deri në 1.000 minuta në muaj brenda grupit. Ndërsa për klientët "Vodafone Card", përmes promocionit "VF Card for All", bëhet e mundur që ata të flasin me të gjitha rrjetet kombëtare deri në 120 minuta në muaj. Për të gjithë klientët me kontratë, "Vodafon" u mundëson të gjithë klientëve për festat e fundvitit që të aktivizojnë brenda muajit dhjetor 2008 një nga paketat familjare "VF F500", "VF F1100", "VF F1700" si dhe "VF F2800", përmes të cilave, çdo familje përfiton 120 minuta të përbashkëta brenda familjes vetëm me 700 Lekë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›