E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, inspektorati i ndërtimit prish 38 objekte pa leje

Inspektorati i ndërtimit në Shkodër rrafshoi sot para dite 38 objekte të ngritura pa leje në lagjen “Guerrile”, në zonën periferike të qytetit. Me këtë veprim, inspektorati ndërhyri në një rrugë dytësore, që lidh unazën e Shkodrës me ish-stacionin e Zooteknikës. Shefi i Inspektoratit të ndërtimit pranë Bashkisë së Shkodrës, Roland Çomo, tha se ndërtime pa lejë, si shtesa të banesave private, njësi tregtare, mure rrethuese, që ngushtojnë hapësirën publike, vëreheshin në të dy anët e rrugës “Karvanaj”, të cilën Bashkia ka vendosur ta rikonstruktojë. Edhe këtu, ashtu si në ndërhyrjet e mëparshme, në përgjithësi nuk ka pasur reagime nga komuniteti, një pjesë e të cilëve janë përpjekur të bashkëpunojnë me inspektorët e ndërtimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›