E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznes dhe evropian

Ai ka 7 vjet që e ka hapur këtë dyqan, por për kampionatin europian ka menduar diçka të re. Bëhet fjalë për një gjerman të quajtur Florian Belgard, specialist ëmbëlsirash që ka shitoren e tij në qytetin polak të Gdanskut, por që në histori ka pasur një prani jashtëzakonisht të rëndësishme gjermane. Në këtë qytet, që gjermanët e quajnë Dancig, ai ka prodhuar ëmbëlsira që lidhen me skuadrat e kampionatit europian.
Si një specialist i mirë, Belgard ka menduar çdo detaj. Vetëm kështu arrihet suksesi.
Biznesi dhe sporti mund të shkojnë bashkë dhe e rëndësishme është që tifozët-klientë të mbeten të kënaqur. Por, përderisa Florian ka 7 vjet që punon në Gdansk, ai është një partner i besueshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›