E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznes me kokaine, pranga shqiptarit

Nje i ri shqiptar, i njohur dhe si sipermarres i prodhimit te pijeve, ka rene ne pranga, pasi eshte kapur gjate operacionit te policise italiane, ku jane arrestuar dhe 21 persona te tjere. Hetuesit thane se 22-vjecari, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur, por jepen inicialet A. K., eshte kapur me 8 kilogram lende narkotike kokaine te paster, me nje vlere prej 1,6 milione euro. Lajmi eshte bere i ditur nga media italiane, sipas se ciles, operacioni per kete bande te trafikimit te lendeve narkotike, ka filluar dy dite me pare, nga karabinieret e Komandes se Policise se Torinos, kunder grupeve kriminale ne zone. Sipas policise, gjate 48 oreve te fundit ne pranga kane rene 22 persona, mes te cileve dhe shqiptari, i cili po transportonte lenden narkotike, e cila ishte destinuar per shitje me pakice e ndare ne 40 mije doza.

Gjate kontrollit, te riut i eshte gjetur lenda narkotike prej 8 kilogramesh me nje vlere te konsiderueshme ne treg, ndersa po kerkohen lidhjet e te dyshuarit me bashkepunetore te tij. Shqiptari eshte ndaluar fillimisht ne nje kantine pijesh ne nje stabiliment ne veri te Torinos, me 1 kilogram kokaine te paster. Por pas kesaj karabinieret kane bere hetime te tjera dhe ne nje kontroll te dyte ne punishte kane gjetur dhe sasine e madhe te droges. Narkotiku eshte gjetur ne vendin ku qendronte 22-vjecari, kurse policia tha se behet fjale per nje sekuestrim rekord ne rajonin e Piemontes. Sipas policise ne shtepine e shqiptarit jane sekuestruar 40 mije doza kokaine.

Aksioni eshte mbyllur me 22 te arrestuar ne Torino, i ndermarre dy dite me pare, ndaj bandave te qytetit. Akuzat e ngritura gjate ketij operacioni jane te ndryshme, deri ne shperndarje dhe transport te droges, per te cilen eshte arrestuar dhe shqiptari me tete kilograme kokaine me vleren e 1,6 milione eurove. Hetimet per shqiptarin kane nisur nga policia per pjesetare te tjere qe mund te jene perfshire ne kete rrjet te trafikimit te lendeve narkotike, ndersa dyshohet se kokaina vinte nga Amerika e Jugut. Sipas policise, duke u nisur nga sasia e madhe e lendes narkotike, dyshohet se shqiptari nuk ka qene i vetem ne kete rrjet. Mesohet se operacioni eshte shtrire edhe ne qytete te tjera te Italise, ndersa sasia e droges ishte bere gati per shitje ne treg.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›