BiznesAlbania, konferencë për punësimin
TIRANË- Bizneset janë burimi kryesor i punësimit në vend. Gjatë koferencës horizonte punësimi dhe formimi”, të organizuar nga BiznesAlbania, presidenti i kësaj shoqërie, Luan Bregasi deklaroi se edhe në këtë moment të vështirë, ku ndihen efektet e krizës europiane, sipërmarrja private e ka ruajtur fuqinë e saj punëtore.
“Në rast se kriza në shumë vende të rajonit dhe në vende të Eurozonës, direkt u shkarkua tek njerëzit dhe tek punëtorët, në Shqipëri unë do të them me shumë krenari dhe kënaqësi se sipërmarrja shqiptare ka përballuar këtë vështirësi të krizës duke hapur fronte të reja punë, duke hapur sektorë të tjerë dhe jo duke i larguar nga puna. Dhe kjo është një vlerë e biznesit shqiptar që duhet njohur dhe duhet përkrahur edhe nga institucionet edhe nga shteti shqiptar”,- deklaroi Luan Bregasi, president i BiznesAlbania.
Ndërkaq BiznesAlbania, e pranishme në panairin e punës ofron mundësi punësimi për shumë të rinj.
“BiznesAlbania vjen këtë vit si shumë si një organizatë e fuqishme, si një organizatë përfaqësuese e shoqatave të biznesit dhe ne kemi ardhur në panair për të përfaqësuar këto shoqata të jemi në kontakte të drejtpërdrejtë me studentët, me njerëzit që dëshirojnë të fillojnë punë. Kemi hapur një rubrikë të vecantë për punësimin. Kemi marrë një numër të konsideruar CV, të cilat do ti shpërndajmë tek shoqatat anëtare të BiznesAlbania dhe këto nëpërmjet shoqatave direkt tek kompanitë. Të cilat kanë nevojë sipas profesionit të caktuar”- sqaroi Koli Sinjari, drejtor në BiznesAlbania.
Në panairin e punës janë pjesëmarrëse 100 kompani, që ofrojnë mbi 1000 vende të lira pune, kryesisht për të rinj të kualifikuar.
(el.me/news24/BalkanWeb)