E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Maji, qytetarët preferojnë të festojnë sesa të protestojnë

TIRANË- Qytetarët e Tiranës edhe këtë vit kanë parapëlqyer të festojnë, sesa të protestojnë me rastin e 1 Majit, ditës së punëtorëve. Duke përfituar nga moti me diell shumica e tyre, kanë gjetur relaksin në parkun e liqenit, ndërsa të tjerë i janë drejtuar lokaleve dhe restoranteve.

“Pak indiferentë ndaj problemeve, punëtorëve”,- u shpreh një qytetër.

‘Sindikata nuk ka që të dalim, që të protëestojmë. Që të themi dhe ne ato hallet dhe problemet tona që kemi”,- tha një zonjë.

“Por, përderisa nuk funksionojnë sindikatat është mirë që festohet. Ata ishin 10 veta, i pashë unë, me 10 veta nuk bëhet një protestë”,- u shpreh për mikrofonin e NEWS24, një tjetër qytetar.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›