E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 5-fishtë në Maqedoni, arrestohen 20 radikalë islamikë

SHKUP - Policia maqedonase ka arrestuar 20 të rinj, të dyshuar për vrasjen e 5 të rinjve maqedonas në 13 prill, në Smilkovcë.

Deklarata vjen nga ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Janullovska, e cila tha se të arrestuarit u përkasin grupeve radikale islamike. Policia dyshon gjithashtu se ata mund të jenë edhe shqiptarë.

Arrestimi i tyre erdhi pas një operacioni të policisë në orët e para të mëngjesit në rrethinat e Shkupit, pranë vendit ku 5 personat u gjetën të vrarë.

Autoritetet vendase e kanë cilësuar si një nga operacionet më komplekse të policisë së Maqedonisë.

Arrestimet dhe bastisjet, sipas informacioneve jo zyrtare, janë kryer në Seravë të Çairit, Hasanbeg dhe Haraçinë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›