E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule-Berishës: “Pazari im politik” me qytetarët, do të largojmë me votë plebishitare

SARANDË- Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule ka reaguar në lidhje me akuzat që kryeministri Sali Berisha bëri në adresë të tij nga Gjirokastra.

Dule në një reagim për mediat, thekson se në kuadër të vizitës së Berishës në jug të vendit, priste përgjigje për shqetësimet në lidhje me të drejtat e minoritet grek dhe jo shpifje.

“Prisnim nga Kryeministri në kuadër të vizitës së tij në Gjirokastër përgjigje për disa çështje konkrete që preokupojnë komunitetin e zonës dhe Minoritetin Etnik Grek, sikundër publikisht i parashtruam ato mbrëmë. Lidhen ato kryesisht me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, Censusin dhe pronat e paluajtshme, grabitjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurinë publike dhe të jetës, mjerimin social, mungesën e zhvillimit dhe diskriminimin ekonomik dhe mungesën e veprave infrastrukturore. Në vend të tyre erdhi shpifja e radhës me aludime që manifestojnë marrëdhënien e vështirë që personalisht ka në bashkëpunimin ndërpartiak në të mirë të zhvillimit të demokracisë. Kryeministrit i është bërë obsesion ideja e ekzistencës së pazareve politike jo transparente. Produktin e një pazari të tillë në vitin 2009 me synim dëmtimin e PBDNJ-së e kishte sot në krah”, thekson Dule, nga Saranda ku zhvilloi një takim elektoral.

Kreu i PBDNJ-së, thekson se i vetmi ‘Pazar politik’ është ai që po bën me qytetërt me qëllim largimin e kryeministrit nga pushteti, për ti hepur rrugë zhbllokimit të procesit të demokracisë funksionale. Për të mos lënë hapësirë për hamendje , po konfirmojmë “pazarin tonë politik” në kuadër të zgjedhjeve 2013 me qytetarët dhe mbarë shoqërinë. Kjo me qëllimin e vetëm për të larguar përfundimisht qeverinë e kryesuar nga z. Sali Berisha dhe për të hapur rrugë zhbllokimit të procesit të demokracisë funksionale, të riininicimit të kontaktit tonë me Evropën dhe integrimin euroatlantik, të vendosjes në vend të integritetit të shtetit institucional, të rivendosjes së koherencës së shoqërisë dhe të luftimit të mjerimit, të ardhjes përsëri në epiqendër të veprimtarisë së shtetit dhe politikës të dimensionit human dhe të drejtave të njeriut, të zbardhjes me qëllim mospërsëritjen kurrë të përdorimit të presionit politik dhe vrasjeve publike me qëllim mbajtjen e pushtetit. Jemi të bindur se kjo është marrëveshja që tashmë është e firmosur nga shumica e shoqërisë dhe do të konfirmohet me votë plebishitare më 23 Qershor”, thuhet ndër te tjera në deklaratë.

Kryeministri Sali Berisha bëri një sërë deklaratash sot nga zona ku jeton minoriteti grek, duke shigjetuar kreun e LSI, kreun e PBDNJ dhe kryeopozitarin, Edi Rama. Berisha iu referua kreut të PBDNJ, z Vangjel Dule si njeri i pazareve ndërsa ftoi minoritetin grek të votojë Spiro Kserën në këto zgjedhje parlamentare.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Dropull, Berisha: Meta iku sepse donte karrigen time. Dule njeri i pazareve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›