PS premton strehim dhe punësim për jetimët
TIRANË- Partia Socialiste, sot në ditën kombëtare të jetimëve, premtoi më shumë vëmendje ndaj kësaj kategorie. Në deklaratën për mediat të PS-se nënvizon se brenda mandatit të parë qeverisës, do të ofrojë strehim dhe punësim në kushte të përshtatshme për të gjithë jetimët që aktualisht janë të papunë e pastrehë dhe atyre që do dalin periodikisht nga institucionet rezidenciale.
"Vetëm 34 ditë na ndajnë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët me votë do të largojnë kryeministrin e dështuar, Sali Berishën. Sot është 20 Maj, Dita Kombëtare e Jetimëve dhe sot më shumë se kurrë është e qartë që shteti i Sali Berishës ka braktisur dhe këtë grup, ndër grupet më në nevojë, në mëshirë të fatit në kushtet e një ekonomie tashmë të rrënuar. Ndihma për jetimët shqiptarë ka vite që është minimale dhe fare e pavlefshme. Kjo qeveri në 8 vite keqqeverisje të vendit nëpërmjet strukturave të saj, nuk ka bërë për asnjë moment transparente fondet e programeve të zhvillimit që Banka Botërore ka akorduar dhe akordon për shtresat në nevojë, veçanërisht për fëmijët jetimë. Strukturat shtetërore që kanë detyrimin ligjor dhe institucional për mbrojtjen, mbështetjen dhe integrimin e fëmijëve jetimë janë peng i korrupsionit dhe abuzimeve të shumta me fondet të destinuara për ta. Këto institucione i harrojnë jetimët sapo ata mbushin 16 vjeç, moshë në të cilën ata largohen nga Shtëpitë e Fëmijëve, duke i lënë në mëshirë të fatit dhe të vështirësive që shpesh i detyrojnë të braktisin shkollat dhe të gjejnë mënyra e rrugë informale për të mbijetuar. Partia Socialiste dhe Programi “Për një Rilindje Shqiptare” tregojnë një kujdes të veçantë për fëmijët dhe adoleshentët jetimë social dhe biologjikë që në moshën 16-vjeçare dalin nga institucionet e përkujdesit, dhe gjenden pa kujdes, pa punë e strehim. Brenda mandatit të parë qeverisës, do të ofrojmë strehim dhe punësim në kushte të përshtatshme për të gjithë jetimët që aktualisht janë të papunë e pastrehë dhe atyre që do dalin periodikisht nga institucionet rezidenciale. Qeveria e re e majtë do të jetë përkrah jetimëve shqiptarë duke i shoqëruar dhe mbështetur ata në çdo fazë të jetës e duke mundësuar integrimin e plotë të tyre në shoqëri", thuhet në dekalratën e PS-së.
(e.m/BalkanWeb)