E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e dytë e Konventës zgjedhore të PS, prezantohet programi

TIRANË- Nën moton “Bashkë për një fitore plebishitare” nisi sot rreth orës 16:00 dita e dytë e Konventës Zgjedhore të Partisë Socialiste.  Gjatë punimeve të sotme nisi të prezantohet në detaje programi 4-vjecar për një "Rilindjes Kombëtare”. 

Vasilika Hysi prezantoi programin për rimëkëmbjen e biznesit, ku ndër të tjera foli për:
Partneritet të ri me biznesin, klimë lehtësuese.
Heqja e taksës së biznesit të vogël.
Heqja e referencave aktuale në dogana e tatime.
Modelim të zinxhirti që bën të mundur rimbursimin e TVSH.
Stabilizim i administratës doganore dhe tatimore.
Konsultim real me komunitetin e biznesit.

Në prezantimin e programit për policinë, Saimir Tahiri u shpreh se që në 300 ditët e para të qeverisjes do të rimëkëmbet Policia e Shtetit.
Pas 23 qershorit rikthejmë paqen shoqërore, garantojmë sigurinë e jetës.
Në 300 ditët e para rilindim policinë e shtetit, pastrojmë shoqërinë nga armët.
Profesionistet në detyrë dhe të larguar do vlerësohen, do pastrohet policia nga militantët dhe të paaftët.
Do rishikojmë kuadrin ligjor dhe do rrisim pagat e policisë.
Do strehojmë familjet, arsimojmë familjet e policëve të rënë në krye të detyrës.

RAMA
Më herët kryesocialisti Rama ftoi të gjithë qytetarët të ndjekin këtë prezantim, ndërsa nënvizoi se nuk është thjesht një program elektoral, por një program i mirëfilltë qeverisës.

"Sot është dita e dytë e Konventës zgjedhore që i kushtohet programit më të detajuar që një forcë politike ka pasur këto 20 vjet të ballafaqimit zgjedhor. Është një kontratë qeverisëse me popullin shqiptar dhe sot i ftoj të gjithë ta ndjekin shpalosjen e sintezës së programit dhe ndërkohë padyshim në ditët në vijim për të vënë në dispozicion qytetarit librin e programin. Pala tjetër nuk ka program, i rikthehet gjithnjë vetvetes dhe bën kate shtesë pa leje me pjesët e kopjuara prej nesh, ndërsa ne e kemi të qartë se çdo bëjmë në 4 vitet në vazhdim", tha ai.
VIJON

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›