E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset; Gjoba 2 deri në 100 mijë lekë për ndotësit



Subjektet tregtare dhe personat që ndotin hapësirat publike të kryeqytetit tani e tutje do të gjobiten nga Bashkia e Tiranës. Kjo e fundit ka hartuar një listë me vendime, shkelja e të cilave dënohet me gjobë për kundravajtje që shkojnë nga 2 mijë deri në 100 mijë lekë. Drejtoria e Kontrollit mbi Territorin, pranë Bashkisë së Tiranës në kuadër të mbrojtjes së hapësirave publike do të aplikojë sanksione ndaj kundravajtjeve të ndryshme që i bëhen mjedisit urban. Për këtë qëllim, nga ana e kësaj drejtorie është duke u ndërmarrë një fushatë sensibilizuese dhe informuese, në lidhje me sanksionet që parashikohen për çdo rast.

Gjobat

Lista e këtyre shkeljeve është e miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak. Në këtë vendim janë të parashikuara edhe gjobat për kundravajtjet, të cilat shkojnë nga 2 mijë deri në 100 mijë lekë. Në listën e vendimeve gjobiten subjektet tregtare që shkelin këto vendime. Në krye të listës qëndron ndotja me dhé e baltë e rrugëve dhe trotuareve, gjatë transportit ose punimeve në kantieret e ndërtimit. Ndërkohë që nuk do të jetë më e lejueshme që makinat e madhësive të ndryshme të shkarkojnë apo depozitojnë mbetje në territore publike, brenda vijës së verdhë.

Gjithashtu do të përbëjë shkelje edhe djegia e mbetjeve urbaneve në kontenitorë, në territore private dhe publike, brenda vijës së verdhë të qytetit. Ndërsa për sa i përket dorëzimit të mbetjeve apo mbetjet nga shërbimi i pastrimit, në pusetat e elektrikut, ujësjellësit dhe basenet ujore. Ndërkohë që edhe dorëzimi i mbetjeve të vëllimshme, mbetjeve të ndërtimit, në kontenitorët apo në vendet e grumbullimit të mbetjeve urbane do të përbëjë shkelje.

Dorëzimi ditor i mbetjeve urbane, në një volum më të madh se ¼ e volumit të një kontejneri publik.

Ndërsa për subjektet tregtare, siç janë lokalet apo baret, do të përbëjë shkelje duke u dënuar me gjobë në rastet kur ato hedhin ose derdhin në trotuar ujërat dhe mbetjet e ndryshme nga pastrimi apo larja e ambientit.

Në rastet kur hedhin mbeturinat urbane jashtë kontejnerëve, hedhin mbetje të çastit, ambalazhet në trotuare, ambiente publike, apo hapësira të gjelbra. Mungesa e një koshi të posaçëm do të jetë subjekt për gjobitje si dhe dorëzimi i mbeturinave pa i palosur apo pa i mbyllur në qese, i mbetjeve tregtare, si dhe mosdorëzimi i tyre në pikat e grumbullimit të përcaktuara nga bashkia. Një tjetër pikë që dënohet nga Bashkia e Tiranës është edhe moskryerja e pastrimit të territorit apo vendit të punës, mbas mbarimit të aktivitetit, për tregjet apo tregtarët ambulantë, para lokaleve apo vendit të punës, në gjerësi 2-5 metra. Moskryerja e pastrimit apo lejimi i ndotjes të territoreve private të zbuluara.

Kryerja e selektimit manual, kërkimit apo marrje të mbetjeve të dorëzuar në kontejnerë etj. nga persona të paautorizuar. Ndryshimi i vendit të grumbullimit të mbeturinave apo kontejnerëve të përcaktuar nga bashkia. Në rastet e parkimit të mjeteve para ose pranë pikave të grumbullimit të mbetjeve ose në hapësirat e manovrimit të mjeteve të pastrimit. Gjithashtu në rastet e dëmtimit të pjesshëm apo total të kontejnerit si dhe vjedhja e tij.

Somario

Gjobat

-Ndotja me dhé e baltë e rrugëve dhe trotuareve, gjatë transportit ose punimeve në kantieret e ndërtimit

-Shkarkimi, depozitimi i mbetjeve nga makinat e madhësive të ndryshme, në territore publike, brenda vijës së verdhë

-Djegia e mbetjeve urbaneve në kontenitorë, në territore private dhe publike, brenda vijës së verdhë të qytetit

-Dorëzimi i mbetjeve apo mbetjet nga shërbimi i pastrimit, në pusetat e elektrikut, ujësjellësit dhe basenet ujore

-Dorëzimi i mbetjeve të vëllimshme, mbetjeve të ndërtimit, në kontenitorët apo në vendet e grumbullimit të mbetjeve urbane

-Dorëzimi ditor i mbetjeve urbane, në një volum më të madh se ¼ e volumit të një kontejneri publik

-Dorëzimi në kontejnerë apo në mjetet e përdorura për grumbullimin e mbetjeve, i mbetjeve të lëngta, me qese të zgjidhura apo të palidhura mirë, i substancave të ngrohta, ndezëse, të rrezikshme, për më tepër mbetje të forta apo të kafshëve të ngordhura

-Dorëzimi i mbetjeve nga aktivitete prodhimi, përpunimi, trajtimi etj., si dhe mbetje të papranueshme të përcaktuara në rregullore, në kontejnerët publikë apo në VGM-të

-Hedhja, derdhja në trotuar e ujërave dhe mbetjeve të ndryshme nga pastrimi apo larja e lokaleve të shërbimit, dyqaneve, etj

-Dorëzimi i mbetjeve urbane jashtë kontejnerëve

-Hedhja e mbetjeve të çastit, ambalazhet etj, në trotuare, ambiente publike, apo hapësira të gjelbra

-Mungesa e koshit të posaçëm, pranë subjektit të shërbimit

-Dorëzimi i pasistemuar, i papalosur apo i pambyllur në qese, i mbetjeve tregtare, si dhe mosdorëzimi i tyre në pikat e grumbullimit të përcaktuara nga bashkia

-Ekspozimi i qeseve me mbetje apo kontejnerëve shtëpiakë përgjatë rrugëve, në ditë dhe orare të ndryshme, nga ato të përcaktuara nga bashkia

-Moskryerja e pastrimit të territorit apo vendit të punës, mbas mbarimit të aktivitetit, për tregjet apo tregtarët ambulantë, para lokaleve apo vendit të punës, në gjerësi 2-5 metra

-Moskryerja e pastrimit apo lejimi i ndotjes të territoreve private të zbuluara

-Kryerja e selektimit manual, kërkimit apo marrje të mbetjeve të dorëzuar në kontejnerë etj. nga persona të pa autorizuar

-Ndryshimi abuziv i VGM-ve apo kontejnerëve të përcaktuar nga bashkia

-Parkimi i mjeteve para ose pranë pikave të grumbullimit të mbetjeve ose në hapësirat e manovrimit të mjeteve të pastrimit

-Dëmtimi i pjesshëm apo total i kontejnerit

-Vjedhja e kontejnerit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›