Bizneset, afatet e reja për pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore
Jonida Tashi
Zbardhen afatet e reja që do të ndjekin bizneset, për pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit gjatë vitit 2010. Për këtë, Ministria e Financave, nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm ka përcaktuar datat që duhet të respektohen për deklarimin dhe pagesën e kontributeve, për subjektet juridike dhe fizike. Konkretisht, ekspertët e Financave kanë përcaktuar datat mujore, që janë vënë në dispozicion të bizneseve dhe të vetëpunësuarve për deklarimin dhe pagesën e kontributeve, për të gjithë kategoritë e personave që janë të detyruar të paguajnë kontribute. Në udhëzimin përkatës, datë 16.4.2009 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, ekspertët e Ministrisë së Financave në bashkëpunim edhe me ata të Sigurimeve Shoqërore, i kanë ndarë në gjashtë grupe të veçanta personat e detyruar për të paguar kontribute shoqërore dhe shëndetësore. Në grupin e parë të personave të detyruar për të paguar kontribute shoqërore dhe shëndetësore bën pjesë personi juridik i regjistruar si tatimpagues i TVSH-së. Në grupin e dytë përfshihet personi fizik i regjistruar si tatimpagues i TVSH-së. Në të tretin është futur personi juridik i regjistruar si tatimpagues i taksës vendore mbi biznesin e vogël. Personi fizik i regjistruar si tatimpagues i taksës vendore mbi biznesin e vogël bën pjesë në grupin e katërt të personave të detyruar për të paguar kontribute. Në grupin e pestë është personi i vetëpunësuar në aktivitet, tregtar apo shërbimi, ambulant. Ndërsa në grupin e gjashtë dhe të fundit është përfshirë kryefamiljari, që punëson persona si punëtorë shtëpie.
Afatet
Afatet e deklarimit dhe pagesës se kontributeve janë përcaktuar në varësi të statusit të personit që detyrohet të paguajë kontributet. Ligjërisht këto afate janë vendosur në nenet 10 dhe 11 të ligjit nr.9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Lidhur me zbatimin e ligjit të përmendur më sipër, udhëzimi nr.26, datë 16.4.2009 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, ka detajuar afatet e derdhjes së lekëve për sigurimin shoqëror dhe shëndetësor sipas statusit të personit. Sipas këtij udhëzimi, personat juridikë dhe fizikë të regjistruar në biznesin e madh, brenda datës 20 të muajit pasardhës, duhet të kryejnë deklarimin e pagesën në bankë ose postë, si dhe të dorëzojnë listëpagesën në degën e Tatimeve. Kurse personat juridikë dhe fizikë të regjistruar në biznesin e vogël, me formularin e deklarimit E-SIG 011-012/a, duhet të deklarojnë dhe të paguajnë në bankë ose postë kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore, në baza tremujore, brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik. Personat e vetëpunësuar në aktivitet, tregtar apo shërbimi, ambulant, dhe kryefamiljarët që punësojnë persona si punëtorë shtëpie, deklarimin dhe pagesën e kontributit të sigurimit shoqëror, e bëjnë me të njëjtët formularë deklarimi e listëpagese, në të njëjtat afate dhe sipas të njëjtave rregulla, të përcaktuara për tatimpaguesit e biznesit të vogël. Kontributet paguhen në llogaritë bankare, të përcaktuara për këtë qëllim, të çelura në bankat e nivelit të dytë, apo edhe nëpërmjet Postës Shqiptare, për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Llogaritja
Llogaritja e kontributeve nga personat fizikë, të regjistruar si tatimpagues të TVSH-së ose të taksës vendore mbi biznesin e vogël, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes, do të bëhet sipas formulës së mëposhtme. Shuma për t’u paguar për periudhën e deklarimit x (A/B), ku: A = numri i muajve të plotë apo të pjesshëm brenda periudhës së deklarimit gjatë së cilës është kryer veprimtaria ekonomike; dhe B = numri i muajve të plotë gjatë periudhës së deklarimit. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave, asnjë punëdhënës, person juridik ose person fizik, me punëmarrësit e vet, me kohë të plotë ose të pjesshme, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen në bazë të ligjit nr.7961, datë 12.7.1996 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk mund të lidhë marrëveshje kolektive ose kontratë individuale me pagë më të ulët se paga minimale e përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.995, datë 2.7.2008 në zbatim të nenit nr.111 të këtij ligji, që është 17 mijë lekë. Paga maksimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve do të jetë ajo e përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.1114, datë 30.7.2008. Kontributet (qoftë të punëmarrësit apo punëdhënësit) llogariten për çdo punëmarrës individual. Në kuptimin e zbatimit të udhëzimit nr.24, datë 2.9.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, asnjë person juridik i regjistruar në TVSH, përpara kalimit në regjistrin pasiv, nuk mund të mos deklarojë, minimumi, një person të punësuar, që normalisht është përfaqësuesi ligjor i tij, për të cilin shoqëria duhet të paguajë kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Pra, edhe në rastet e reduktimit në maksimum të veprimtarisë së shoqërisë, është i domosdoshëm, minimumi, një person i punësuar për të administruar aktivet e saj.
Formula e llogaritjes së kontributeve
Llogaritja e kontributeve nga personat fizikë, të regjistruar si tatimpagues të TVSH-së ose të taksës vendore mbi biznesin e vogël, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes, do të bëhet sipas formulës së mëposhtme. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për personat e vetëpunësuar (përfshirë personat e vetëpunësuar që punësojnë persona të tjerë) dhe punonjësit e papaguar të familjes, mbi 16 vjeç, me të cilët punojnë e bashkëjetojnë ligjërisht, llogariten si një përqindje e pagës mujore minimale. Në rastet kur veprimtaria ekonomike e personit fizik, i vetëpunësuar, fillon, përfundon apo ndërpritet për një periudhë prej së paku një muaj të plotë kalendarik gjatë një periudhe deklarimi, dhe fillimi, mbyllja apo ndërprerja e veprimtarisë ekonomike i është njoftuar drejtorisë rajonale tatimore me shkrim, shuma e kontributeve për t’u paguar për të vetëpunësuarin do të llogaritet si vijon:
Shuma për t’u paguar për periudhën e deklarimit x (A/B)
ku: A = numri i muajve të plotë apo të pjesshëm brenda periudhës së deklarimit gjatë së cilës është kryer veprimtaria ekonomike;
dhe B = numri i muajve të plotë gjatë periudhës së deklarimit.
Për shembull:
Nëse biznesi ndërpritet më 15 prill dhe rifillon më 25 maj, kontributet paguhen për të dy muajt. Pra, tatimpaguesi në këtë rast nuk do të përfitojë zbritje, pasi ai nuk ka ndërprerë veprimtarinë për më shumë se një muaj të plotë kalendarik.
Nëse biznesi ndërpritet më 15 prill dhe rifillon më 25 qershor, kontributet për periudhën prill-qershor do të paguhen për dy muaj. Pra, tatimpaguesi në këtë rast nuk do të paguajë kontribute për një muaj, pasi ai ka ndërprerë veprimtarinë vetëm për një muaj të plotë kalendarik. Tatimpaguesi i regjistruar nuk përfiton zbritje në qoftë se ai nuk e ka dorëzuar NIPT-in përpara ditës së parë të muajit të plotë të ndërprerjes së veprimtarisë. Drejtoria rajonale tatimore e pajis tatimpaguesin me një procesverbal, që tregon datën e dorëzimit të NIPT-it dhe datën e kthimit të NIPT-it kur të rifillojë biznesi.
Kontributet, të ardhurat që përfshihen në llogaritje
Llogaritja mbështetet në shumën e pagës bruto mbi kufirin e pagës minimale mujore deri në kufirin e pagës maksimale mujore mbi të cilën llogariten kontributet si më poshtë:
Të ardhurat mujore bruto të punonjësit
Deri në minimumin e pagës mujore
Më shume se paga minimale mujore, por më pak se paga maksimale
Më shumë se paga mujore maksimale sipas VKM-së përkatëse
Kontributi i llogaritur
Paga mujore minimale (sipas VKM-së përkatëse) x tarifa e aplikueshme
Paga mujore bruto x tarifa e aplikueshme
Paga mujore maksimale (sipas VKM-së përkatëse) x tarifa e aplikueshme
Afatet e deklarimit dhe pagesës së kontributeve
Afatet e deklarimit dhe pagesës se kontributeve janë në varësi të statusit të personit që detyrohet të paguajë kontributet dhe përcaktohen në nenet 10 dhe 11 të ligjit nr.9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Deklaratat paraqiten dhe kontributet paguhen në afatet e mëposhtme:
Personi që detyrohet të paguajë kontributet Kontributet që paguhen Shpeshtësia e deklarimit dhe pagesës Afati për deklarimin dhe pagesën
Personi juridik i regjistruar si tatimpagues i TVSH-së a) Kontributet që mbahen nga paga e punëmarrësve
b) Kontributet e punëdhënësit për punëmarrësit Mujore Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës
Personi fizik i regjistruar si tatimpagues i TVSH-së a) Kontributet e të vetëpunësuarit për vete
b) Kontributet për punonjësit e papaguar të familjes
c) Kontributet që mbahen nga paga e punëmarrësve
d) Kontributet e të vetëpunësuarit për punëmarrësit Mujore Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës
Personi juridik i regjistruar si tatimpagues i taksës vendore mbi biznesin e vogël
a) Kontributet që mbahen nga pagat e punëmarrësve
b) Kontributet e punëdhënësit për punëmarrësit Për çdo tremujor brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se datat:
20 prill
20 korrik
20 tetor
20 janar
Personi fizik regjistruar si tatimpagues i taksës vendore mbi biznesin e vogël a) Kontributet e të vetëpunësuarit për vete
b) Kontributet për punonjësit e papaguar të familjes
c) Kontributet që mbahen nga paga e punëmarrësve
d) Kontributet e të vetëpunësuarit për punëmarrësit Për çdo tremujor brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se datat:
20 prill
20 korrik
20 tetor
20 janar
Personi i vetëpunësuar në aktivitet, tregtar apo shërbimi, ambulant
Kontributet e të vetëpunësuarit për vete Për çdo tremujor brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se datat:
20 prill
20 korrik
20 tetor
20 janar
Kryefamiljari, që punëson persona si punëtorë shtëpie
Kontributet për të punësuarit si punëtorë shtëpie Për çdo tremujor brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se datat:
20 prill
20 korrik
20 tetor
20 janar
Ndarja e kontributeve midis punëdhënësit dhe punëmarrësit
Në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, të ndryshuar, kontributet ndahen, në përqindje mbi pagën, brenda kufirit minimal e maksimal të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas degëve të sigurimit shoqëror si më poshtë:
Nr Dega e sigurimit shoqëror të: Kontributet në përqindje
Për punëmarrësit Personi fizik (i vetëpunësuar) për veten e vet dhe për punonjësit e papaguar të familjes
Gjithsej Pjesa e
punëdhënësit Nga paga e punëmarrësit
1 Sëmundjeve (paaftësi e përkohshme) 0.30 0.18 0.12 0.00
2 Barrëlindjeve 1.40 0.83 0.57 1.40
3 Pensioneve 21.60 12.79 8.81 21.60
4 Aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale 0.30 0.30 0.00 0.00
5 Papunësisë 0.90 0.90 0.00 0.00
Shuma sigurim shoqëror 24.50 15.00 9.50 23.00
6 Shuma sigurim shëndetësor 3.40 1.70 1.70 7.00
T O T A L I 27.90 16.70 11.20 30.00
18 Janar 2010