Bizneset, brenda majit me kasa regjistruese
06/04/2009 Detyrimi
Gjitha bizneset në kryeqytet duhet të pajisen brenda muajit maj me kasa regjistruese. Ata duhet të lëshojnë kuponin tatimor për mallrat që do të shesin. Urdhri është dhënë nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve. Me anën e njoftimeve të herëpashershme kjo administratë s’ka bërë të ditur se për tatimpaguesit në rrethe, afati për instalimin e kasave është fundi i dhjetorit të këtij viti. Ky proces ka dështuar disa herë me radhë gjatë kalimit të viteve. “Brenda majit 2009, personat e regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin, të cilët administrohen nga Drejtoria rajonale Tatimore e tatimpaguesve të mëdhenj dhe Drejtoria rajonale Tatimore, Tiranë do t’i mbajnë të dhënat e xhiros, nëpërmjet regjistruesit elektronik. Ndërsa ky afat është muaji dhjetor për personat e regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin, të cilët administrohen nga drejtoritë e tjera rajonale tatimore”, - nënvizojnë burime zyrtare në Drejtorinë e përgjithshme të Tatimeve. Sipas tyre, kasat regjistruese duhet të instalohen nga të gjithë tatimpaguesit, të cilët shesin mallra, prodhime apo kryejnë furnizime të shërbimeve në lokale apo njësi të hapura për publikun. “Ata janë të detyruar të përdorin pajisje fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe të lëshojnë në mënyrë të detyrueshme, kuponin tatimor”, – shprehen tatimorët.