Ligji për ekspertët kontabël hyn në fuqi
06/04/2009 Fletorja Zyrtare
Pas miratimit nga Parlamenti të ligjit "Për auditimin ligjor, organizimin profesional të ekspertit kontabël dhe të kontabilistit të miratuar", si dhe botimit i tij në Fletoren Zyrtare pritet që këtë javë të hyjë në fuqi, sipas procedurës. Sipas këtij ligji, kontrolli ndaj bilanceve dhe pasqyrave financiare të kompanive do të rritet ndjeshëm, sipas rregullave të reja të Bashkimit Evropian. “Ky ligj ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e mbikëqyrjes publike të profesionit të ekspertit kontabël të autorizuar si dhe rregullimin e profesionit të kontabilistit të miratuar”, - shprehen ekspertët. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave, hartimi i këtij është në vazhdim të reformave institucionale që po ndjek qeveria në kuadrin e zbatimit të hapave strategjikë të marrëveshjes së stabilizim-asociimit, me qëllim standardizimin e auditit ligjor të llogarive të shoqërive tregtare, por edhe mbi mbikëqyrjen publike të profesioneve të audituesve dhe kontabilistëve. Sipas tyre, ligji parashikon dispozitat që rregullojnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore individuale dhe të konsoliduar, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të shoqërive të auditimit, si dhe profesionin e kontabilistit të miratuar si dhe rregullimin e organizatave profesionale në fushën e kontabilitetit.