Ndryshojnë kushtet për kredi hipotekare
06/04/2009 Hyn në fuqi rregullorja e miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës
Kushtet për marrjen e një kredie për konsum ose për shtëpi janë në favor të qytetarëve. Kështu përcakton rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë, e cila detyron bankat të jenë më transparente me klientët e tyre, sa i përket interesave apo rreziqeve që mbart ndryshimi i kursit të këmbimit nëse kredia e kërkuar është në monedhë të huaj. Sekreti i bankave qëndron në mënyrën se si i lidhin kontratat me klientët. Prandaj edhe nëse ju nuk jeni të kujdesshëm për të llogaritur interesin e kredisë, tanimë banka duhet të jetë vetë e qartë që në kontratën që ju vë të nënshkruani.
Rregullorja
Bankat e nivelit të dytë që prej datës 3 prill duhet të zbatojnë këtë rregullore. Në nene të veçanta parashikohen detyrime për reduktimin e normës së interesit për konsumatorët nëse ata e shlyejnë para afatit kredinë e marrë. Mbi të gjitha kjo rregullore detyron bankat që të jenë sa më transparente dhe të informojnë klientët e tyre që në firmosjen e kontratës për normat e interesit, por edhe për gjobat nëse këto para nuk i kthehen bankës. Në një nen të veçantë është parashikuar kredia hipotekore dhe kushtet e saj. “Në çdo kontratë kredie hipotekare për individin, banka plotëson kërkesat dhe pajis individin me informacion në formë të shkruar mbi mënyrën e përllogaritjes apo të ndryshimit të normës së interesit të kredisë hipotekare për individin”, - thekson rregullorja. Në këtë rast banka duhet të ofrojë për klientin indeksimin e normës së interesit të bankës me normën bazë të interesit.
Overdraftet
Një kontratë kredie kufi ose e njohur ndryshe overdraft-i ose për kartë krediti duhet të ketë gjithashtu informacion për konsumatorin, i cili informohet rregullisht, por jo më pak se një herë në vit për gjendjen e llogarisë së tij. Banka duhet të mbajë një dokument me titullin “gjendja e llogarisë ”. Ky dokument duhet të përmbajë periudhën së cilës i përket gjendja e llogarisë, data e fillimit dhe data e fundit, gjendja në fillim të periudhës, shumat e pagesave dhe datat përkatëse kur janë kryer pagesat nga konsumatori, si dhe përshkrimin e veprimeve. Mes tyre duhet të jenë edhe norma e fundit e interesit për të cilën palët kanë rënë dakord, si dhe çdo shpenzim apo pagesë për interesat dhe komisioni që është aplikuar.