E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojnë licencat për jo bankat

06/04/2009  Rregullohen afatet, dokumentet dhe procedurat

Licencimi dhe ushtrimi i veprimtarisë së institucioneve jo banka është rregulluar së fundi me një rregullore që ka hyrë në fuqi prej disa ditësh. Në të përcaktohen kushtet, kërkesat, afatet, dokumentacioni dhe procedurat për licencimin e subjekteve financiare të mikrokredisë, miratimin e agjentit të subjekteve financiare jo banka, si dhe dhënia e miratimeve paraprake apo detyrimet për njoftime në Bankën e Shqipërisë gjatë ushtrimit të veprimtarisë nga ana e subjekteve financiare jo banka dhe institucioneve të mikrokredisë. Këto institucione të mikrokredisë mund të japin shuma jo më të mëdha se 600 000 lekë ose të njëjtën vlerë në valutë. Kështu, rregullorja përcakton se institucion financiar i mikrokredisë do të quhet subjekti financiar jo bankë që ka si objekt të aktivitetit të tij vetëm kredidhënien dhe shërbimet këshilluese për veprimtarinë e kredidhënies, që ka vlerë mesatare të kredisë për një kredimarrës jo më të madhe se vlera e mikrokredisë dhe të paktën 50 për qind e portofolit të kredisë përbëhet nga mikrokredi. Kapitali fillestar minimal i kërkuar për të ushtruar veprimtarinë financiare të transferimit të parave si agjent i një subjekti jo bankë është një milion lekë. Licenca ndërkaq përfshin emrin tregtar të subjektit, aktivitetet për të cilat është licencuar, numrin dhe datën e lëshimit të saj, si dhe emërtimin “institucion financiar mikrokredie”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›